MENU
klinika

Prokuroria e Elbasanit shpalli moskopetencë

Dosja Haxhiu, çfarë pritet të ndodhë nesër në Gjykatë?

29.10.2023 - 18:47

Pasi Prokuroria e Elbasanit, shpalli moskopetencë, grupi i Laert Haxhiut, do të hetohet në SPAK, nga prokurori i posaçëm, Behar Dibra.

Mësohet se Brenda ditës së hënë, SPAK t’i drejtohet Gjykatës së Posaçme për rivlerësimin e masave të sigurisë për grupin e Laert Haxhiut.

Bashkë më 11 të arrestuarit e tjerë ata akuzohen se janë autorë të 4 vrasjeve në Shqipëri dhe 2 të tjerave në Greqi, por edhe veprave të tjera penale, si porosi vrasjesh apo vendosje të lëndëve eksplozive, përfshi edhe kërcënimin me jetë të 2 prokuroreve, Doloreza Musabelli e Merita Selimi.

Goditja e grupit të Laert Haxhiut, erdhi pas arrestimit të një prej anëtarëve të bandës, Artan Tafanit, i cili u pendua dhe zbuloi 16 vepra penale që ishin kryer.

Disa prej ngjarjeve janë ende në proces verifikimi, ndërsa vetë Laert Haxhiu ndodhet i arrestuar në Greqi, në pritje të ekstradimit të tij në Shqipëri, pasi Gjykata e Apelit të Janinës dha dritën jeshile.

Në rrëfimin e tij, Artan Tafani, përveç krimeve të bëra nga grupi i Laert Haxhiut, ka zbuluar edhe dy linja të trafikut të kokainës, ndërsa pritet që SPAK, të zbulojë edhe emra të tjerë të përfshirë në këtë grup kriminal.

Në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë

Arrestohet 40-vjeçari nga Peqini

Tentoi të vriste një person me armë zjarri

Arrestohet Adriatik Çeka në Elbasan