MENU
klinika

Policia ende në kërkim të autorit

Ekzekutimi i Martin Bardhit, FNSH ‘blindon’ Rrëshenin dhe çmonton kamerat e kriminelëve

19.10.2023 - 18:28

Forca të shumta policie dhe ato të Ndërhyrjes së Shpejtë kanë blinduar Rrëshenin, teksa nuk kemi ende asnjë autor për ekzekutimin e Martin Bardhit. Ai u vra para lokalit në pronësi të tij, ndërsa të plagosur mbetën edhe 3 persona të tjerë.

Efektivët kanë ushtruar kontrolle për persona të dyshuar, që mund të kenë marrë pjesë në atentatin i cili ndodhi me 26 shtator. Dyshimet e para janë që ngjarja të ketë ndodhur për hakmarrje. Kjo për shkak të konflikteve mes fisit Bardhi dhe Reçi.

Patrullat e policisë lëvizin gjatë gjithë kohës në qytetin e Rrëshenit.

Burime nga policia bënë me dije se janë hequr disa kamera sigurie me diametër të lartë dhe fushë veprimi 360 gradë që kontrollonin qendrën e qytetit.

Dyshohet se këto kamera ishin vendosur nga grupe kriminale që vëzhgonin lëvizjet e kundërshtarëve. Gjithashtu në fokus të efektivëve janë dhe automjetet me xhama të zinj apo të rinj të skeduar për armë e drogë.

Drejtori i policisë së qarkut Lezhë, Alfred Elezi, mesditën e 26 shtatorit kur u vra Martin Bardhi deklaroi se shkak janë konfliktet e fisit Bardhi me fise të tjera, por ende sot nuk ka të dhëna për autorët e krimit.

“Ne po kryejmë veprimet e para procedurale në vendngjarje. Jemi akoma në fazën e parë. Dihen konfliktet që kanë pasur fisi Bardhi me fiset e tjera dhe po punojmë për zbardhjen e identifikimit sa më të shpejtë dhe kapjen e autorëve”, tha më 26 shtator drejtori i Policisë, Alfred Elezi

Viktima 7 muaj më parë ishte përfshirë në një konflikt me Saimir Reçin, nipin e Kastriot Reçit, ky i fundit vrarë me snajper ne Janar te 2020-ës.

Atentati i 26 shtatorit ka një të përbashkët me ngjarjen e ndodhur disa muaj më parë, e cila është data e krimit. Më 26 Mars u qëllua ndaj Saimir Reçit, ndërsa më 26 Shtator u vra Martin Bardhi.

Në lidhje me ngjarjen e disa muajve më parë janë në kërkim djali i Martin Bardhit, Erindi dhe një kushëri i tyre, 28-vjeç për vrasje me paramendim të mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje.

Kujtojmë se në atë kohë u qëllua ndaj makinës së blinduar të Reçit. Ky i fundit humbi kontrollin e makinës dhe u përplas me një bordurë, por nuk u plagos. Saimir Reçi është nipi i Kastriot Reçit, i cili në vitin 2020 u ekzekutua me snajper në qendër të Rrëshenit.

Gjithçka ndodhi pasi Erind Bardhi fillimisht është konfliktuar me Saimir Reçin në qendër të qytetit të Rrëshenit për një vend parkimi dhe pas këtij momenti shkoi në banesë për të marrë armën.

Autoritetet kanë konstatuar duke u djegur një makinë tip fuoristradë, që dyshohet se është përdorur nga autorët, në fshatin Gëziq të Mirditës. Megjithatë deri më tani, nuk ka asnjë shenjë të tyre.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN