MENU
klinika

‘Errësirë totale’

Fedez flet për operacionin që për pak i mori ‘jetën’

08.10.2023 - 13:13

‘Operacioni i dytë i ulçerës për pak i mori jetën’. Reperi italian Fedez ka rrëfyer për herë të parë, momentin e vështirë të tij, ku iu desh t’i nënshtrohej një ndërhyrjeje urgjente pasi ulçera i shkaktoi hemorragji të brendshme, pas operacionit të kancerit pankreatik në mars të vitit të kaluar.

Tani ai ndodhet pranë familjes së tij, pasi një jave qëndrimi në spital.

“Isha në shtëpi, i kisha vënë fëmijët në shtrat. Kisha rënë tashmë presioni i gjakut, erdhi një më i madh dhe më ra të fikët. Pastaj thirra ambulancën. Unë isha shumë i bardhë, jo se jam tamam si Carlo Conti tani, por shkurt isha edhe më i bardhë se tani. E kalova natën në urgjencë”, tha reperi për ‘Corriere della Sera’.

Në mëngjes situata u përkeqësua.

“Gjaku im ishte 7, në vend të 14. Kështu ata ndërhynë urgjentisht, për të ndaluar gjakderdhjen, për të kauterizuar, me pak fjalë, bënë gjithçka që duhej për të ndaluar hemorragjinë e ulçerës. Më është dashur të bëj edhe dy transfuzione: përveçse falënderoj mjekët, në veçanti doktorin Marco Antonio Zappa, infermierët e Fatebenefratelli, dua të falënderoj të gjithë dhuruesit e gjakut. Sapo të rikthehem dua të bëj diçka për Avisin, të ftoj të tjerët të dhurojnë gjak; personalisht, pa ato transfuzione nuk do të isha këtu”, shtoi reperi, duke treguar gjithashtu se: “Po të mos e kisha kuptuar se çfarë po ndodhte, do të isha sëmurë në oqean, në një avion për në Los Angeles, dhe nuk e di se si do të kishte përfunduar.”

Alarmi për gjendjen shëndetësore të artistit u ngrit në mëngjes (29 shtator) pas postimeve të Ferragni-t.

Më 22 mars 2022, artisti iu nënshtrua një operacioni në Milano pas zbulimit të një tumori të rrallë neuroendokrin të pankreasit

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Deklaroi se vuante nga një sëmundje e rëndë!

Fedez i nënshtrohet operacionit!

Leo do të ketë një motër ose vëlla

Chiara Ferragni dhe Fedez, prindër për herë të dytë