MENU
klinika

Pasi konfirmoi ndarjen nga partneri

Fjodora Fjora tregon kriteret që duhet të plotësojë mashkulli ideal

20.10.2023 - 12:19

Moderatorja Fjodora Fjora është e pranishme me shumë formate, ajo njihet edhe si ndër personat më të kuruar të showbizit, por sa i përket jetës së saj personale ajo është heremetike dhe nuk preferon të ndajë detaje.

Një vitë më parë Fjora bëri publike lidhjen e saj të dashurisë përmes disa postimeve në Instagram, mirëpo së fundmi ajo ka treguar se mes tyre çdo gjë ka mbaruar.

”Iku, dy ishin mundësitë e kam thënë nuk ishte shqiptar. Ose do shkoja unë të jetoja në Libi por po flasim para dy vitesh ose do vinte ai të jetonte në Shqipëri. Të dyja vendet ishin katastrofë. E kam fjalën që për një libian Shqipëria dukej si Libia kështu që tha më mirë po rri në Libi”, u shpreh moderatorja.

Ndër të tjera Fjodora tregoi se mashkulli që ajo do të ketë në krah duhet të plotësojë disa kritere.

“Unë nuk kërkoj më fatin, e kam lënë fatin të më kërkojë mua. Që i raftë damllaja se nuk e gjeti rrugën që të vinte. Burrin e dua me mjekër, dua njerëzit fjalëpakë dhe punë shumë, i dua me sens humori dhe i dua që kur të më shohë mua t’i qeshin sytë. I dua edhe shumë seksi, të kuptohemi që kur vjen një moshë e caktuar nuk kënaqesh vetëm me pamjen”, tha Fjodora.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Ke hequr dorë nga fustani i bardhë? "

Moderatorja shqiptare tregon përse është beqare

Sezoni i shenjës më paqësore të horoskopit

Këto janë peshoret e showbizz-it shqiptar


"Isha 7 muajshe shtatzënë dhe kam ndenjur 12 orë ulur në studio"

Eni Vasili rrëfen sfidat e profesionit gjatë shtatzënisë

“365 ditë pa ty bos, po të dërgoj një…“

1 vit prej ndarjes nga jeta e Zef Dedës! Dedikimi prekës i Julit

Angelina nuk i lë ata të takojnë as gjyshërit

Prindërit e Brad Pitt kanë 8 vite pa parë nipërit dhe mbesat