MENU
klinika

“Jam me COVID-19”

GJKKO vendos gjykimin në mungesë për Laert Haxhiun

12.10.2023 - 15:09

Seanca e sotme e planifikuar për Laert Haxhiun është shtyrë. Mësohet se shkak ishte mosthirrja e dëshmitarit të fundit, Arsen Gjuta për të marrë pjesë në seancën gjyqësore. E pranishme në gjyq ishte edhe prokurorja e SPAK, Doloreza Musabelliu, e cila ishte “pikasur” nga autori i masakrës së Lushnjës për tu vrarë.

Në seancë pati debate mes palëve pasi Laert Haxhiu ka refuzuar që të marre dijeni për seancën e sotme nëpërmjet oficerit të kontaktit. Fillimisht ka pretenduar se është i sëmurë me covid dhe më pas ka refuzuar takimi me agjentin.

Avokati Detar Hysi refuzoi që të vijonte mbrojtjen, pasi pretendon se është i zgjedhur nga familjaret dhe jo nga vetë Haxhiu. Avokati tha se nuk mund të mbrojë një person, i cili nuk i ka dhënë tagrin sepse tashmë sipas tij kanë ndryshuar kushtet ligjore duke qene se Laert Haxhiu ka një adresë dhe duhet të vendosë vetë për avokatin.

Seanca gjyqësore u shty me pretendimin se nuk u bë e mundur njoftimi i dëshmitarit të fundit Arsen Gjuti.