MENU
klinika

"Do të vijë brenda 10 vjetëve"

Inteligjenca artificiale tejkalon atë njerëzore në pothuajse të gjitha fushat!

05.10.2023 - 11:10

CEO i SoftBank, Masayoshi Son tha se ai beson se inteligjenca e përgjithshme artificiale (AGI), inteligjenca artificiale që tejkalon inteligjencën njerëzore në pothuajse të gjitha fushat, do të realizohet brenda 10 vjetëve.

Duke folur në konferencën e korporatës SoftBank World, Son tha se beson se AGI do të dhjetë herë më inteligjente se shuma totale e gjithë inteligjencës njerëzore.

Ai vuri në dukje përparimin e shpejtë tek Inteligjenca Artificiale gjeneruese që tha se tashmë ka tejkaluar inteligjencën njerëzore në fusha të caktuara.

“Është e gabuar të thuhet se Inteligjenca Artificiale nuk mund të jetë më e zgjuar se njerëzit vetëm se është krijuar nga njerëzit”, tha ai.

“Inteligjenca Artificiale tani mëson vetë, trajnohet vet dhe nxjerr konkluzione vet, ashtu sikurse qeniet njerëzore”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ekspertja e Oksfordit tregon se sa janë shanset

“Skenari Terminator” nga inteligjenca artificiale?

Nga përkthyesit tek analistët financiarë

10 punët që mund të zhduken nga inteligjenca artificiale