MENU
klinika

Për të gjithë ata që nuk e pëlqejnë

Ka një afat se kur mund të ‘çliroheni’ nga Threads

01.10.2023 - 12:36

Pasi hodhi në treg Threads në muajin Korrik, platforma Meta është përballur me kritika nga përdoruesit që ankohen se fshirja e llogarisë eleminon automatikisht edhe Instagram-in e tyre.

Në muajin Dhjetor, kompania do të shtojë opsionin e fshirjes së llogarisë pa qenkë nevojën për të hequr dorë nga Instagram.

Michael Protti, një nga përfaqësuesit e Meta, u shpreh se duke qenë se llogaritë janë të lidhura, kompania vlerësoi me kujdes si të kapërcente kërkesat për të fshirë llogarinë. Ndaj u mor vendimi që të shtohej opsioni i çaktivizimit të llogarisë ose konvertimi i saj në private në mënyrë që përdoruesit të vijonin të ushtronin të drejtat e tyre.

Njëkohësisht Meta po punon për integrimin e Threads në fediverse pasi po studion rastet se ç’ndodh me një postim që shkon në një server tjetër por më pas fshihet nga vetë autori.

Mos u lodhi më me fjalë kyçe, mjafton vetëm një video!

Google prezanton mënyrën e re të kërkimit

Konfuzohen përdoruesit e Google Maps

Çfarë është ishulli misterioz i nxirë në hartë?

"E dimë se ku janë, unë kam trajtuar teknologjinë aliene"

Ish-agjenti i Kundërzbulimit në SHBA e pranon: UFO-t janë realë!