MENU
klinika

Përfitimet e tij

Masazhi limfatik: Si ta bëni në shtëpi

23.10.2023 - 08:27

Sistemi limfatik i trupit tonë ndihmon në eliminimin e mbeturinave nga organizmi. Një sistem limfatik i shëndetshëm dhe aktiv përdor lëvizjet natyrale të indeve të muskujve për ta bërë këtë. Megjithatë, operacionet, gjendjet e ndryshme shëndetësore ose dëmtime të tjera mund të shkaktojnë që lëngjet të grumbullohen në sistemin limfatik dhe në nyjet limfatike, një gjendje e njohur si limfedemë.

Për të larguar lëngjet e mbeturinave larg zonave të dëmtuara (si për shembull një vend ku keni kryer operacion), masazhi limfatik, i cili përdor një presion të butë, mund të ndihmojë. Kur kryeni një masazh limfatik, është e rëndësishme që masazhi të përfshijë më shumë sesa vetëm zonën e prekur

Përfitimet

1. Më shumë energji
2. Funksionim imunitar më i përmirësuar
3. Reduktim i ënjtjeve
4. Lëkurë me pamje më të mirë

Përfitimet e masazhit limfatik: Si ta bëni në shtëpi

Si të bëni vetë masazh limfatik

1. Mbajini duart të relaksuara. Ushtroni shumë pak presion mbi lëkurë. Presioni i duarve tuaja duhet të jetë i mjaftueshëm për të shtrirë butësisht lëkurën.

2. Shtrijeni lëkurën shumë pak, gjithmonë pa shkaktuar dhimbje. Lëshoni presionin dhe lëreni lëkurën të kthehet siç ishte. Nëse mund t’i ndjeni muskujt nën lëkurë, po ushtroni shumë forcë.

3. Përdorni pëllëmbët e duarve në vend të majave të gishtave, sepse lejojnë më shumë kontakt me lëkurën për të stimuluar enët limfatike.

4. Sigurohuni që të jeni në një pozicion të rehatshëm. Masazhoni në një ambient të ngrohtë dhe të rehatshëm; kur muskujt janë të ngrohtë, janë më fleksibël.

Mund të përdorni:

1. Furçat me fije të buta që imitojnë lëvizjet e buta të masazhatorit.

Përfitimet e masazhit limfatik: Si ta bëni në shtëpi

2. Gua Sha – mund të aplikoni krem ose vaj esencial dhe ta masazhoni lëkurën shumë lehtësisht me gua sha.

Përfitimet e masazhit limfatik: Si ta bëni në shtëpi

Çfarë duhet shmangur

• Mos i tendosni shpatullat, qafën, krahun apo dorën.
• Mos bëni masazh nëse shkakton dhimbje.

Masazhi limfatik nuk rekomandohet për njerëzit me gjendet e mëposhtme:

– probleme me zemrën
– histori e mpiksjes së gjakut ose goditjes në tru
– infeksion në zonën e ënjtur
– probleme me mëlçinë
– probleme me veshkat

Video ilustruese:

#1

#2

#3

#4

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ja çfarë duhet të bëni për të lehtësuar dhimbjen!

Pas operacionit të gjoksit lëvizni me shumë vështirësi?


Efektet afatshkurtra dhe rreziqet afatgjata

A janë të mjaftueshme 5 orë gjumë?

Çfarë tregon hulumtimi i fundit?

A ndikon ndotja e ajrit në zhvillimin e autizmit?

Gjithçka që duhet të dini! 👇

Si ndikon në mushkëri artriti reumatoid

Ja çfarë duhet të dini nga studimi i fundit!

Këta janë faktorët e goditjes në tru