MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Më përzihet gjatë gjithë kohës…

02.10.2023 - 14:12

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Më përzihet gjatë gjithë kohës… Cila mund të jetë arsyeja?

Mjeku: Nëse e keni tepruar pak me alkoolin në mesnatë, nuk keni përse të habiteni nga të përzierat në mëngjes. Por, kjo ndjesi e shpifur nuk është gjithmonë rezultat direkt i teprimit me alkoolin,

Duke qenë se e përziera nuk është një simptomë shumë specifike, mund të jetë tregues i shumë gjërave, të cilat me raste nuk duhet të injorohen.

“Mund të jetë gjithçka, nga një picë e keqe për drekë deri tek shenjë e kancerit të pankreasit”, thonë ekspertët.

Nëse është e vazhdueshme kjo ndjesi, duhet të vizitoheni tek një mjek. Zbuloi disa nga sryet përse mund të keni të përziera:

Vuani nga migrena
Dhimbjet e kokës shoqërohen shpesh edhe me të përziera. Shkencëtarët nuk kanë mundur akoma të gjejnë shkaktarët kryesorë të migrenës, prandaj është akoma e paqartë përse të përzierat janë shpesh simptomë e kësaj sëmundje, megjithatë, ajo që është e sigurt është se ka lidhje midis tyre. Lajmi i mirë është se ilaçet për lehtësimin e dhimbjeve të kokës mund t’ju ndihmojnë të minimizoni këtë ndjesi.

Keni “sindromën kongjestive pelvike”
Një nga shkaktarët më të zakonshëm dhe të pa diagnostikuar të dhimbjeve të stomakut dhe të përzierat është sindroma kongjestive pelvike. Kjo sindromë shkaktohet insuficienca venoze në legen.

Ashtu si femrat kanë vena varikoze në këmbë, mund të ketë zgjerim jonormal të venave edhe në legen. Këto vena ënjten dhe zënë edhe hapësirën në legen, duke shtypur vezoret, mitrën, fshikëzën dhe duke shkaktuar një sërë simptomash.

Jeni të stresuar
Një tjetër shkaktar i të përzierave është edhe stresi, që mund të çojë në gastrit. Në këtë rast është mirë të lehtësoni stresin në mënyrë natyrale ose me ilaçe, të shmangi ushqimet pikante, të hani vakte të lehta rregullisht, dhe të limitoni kafeinën për të parandaluar zhvillimin e problemeve në stomak.

Keni gurë në tëmth
Të përzierat dhe të vjellat janë dy nga shenjat kryesore të gurëve në tëmth. Nëse ndeni dhimbje në pjesën e sipërme të barkut dhe keni temperaturë të lartë, duhet të kontrolloheni tek një mjek.

E kanë fajin ilaçet
Pilulat për kontrollin e lindjeve, vitaminat apo ilaçet për lehtësimin e dhimbjeve mund të kenë efekt anësor të përzierat. Në këtë rast është mirë që pas marrjes së ilaçeve të konsumoni diçka ose të pini një çaj xhenxhefili.

Dhe arsyeja që dihet nga të gjithë: Jeni shtatzënë
E dimë të gjithë këtë arsye, megjithatë ia vlen që ta përmendim. Ndryshe nga ajo që mund të keni parë nëpër filma, të përzierat nuk janë zakonisht shenjat e para që një fëmijë po vjen në jetë.

Gratë që kanë cikël menstrual të rregullt mund të fillojnë të kenë të përziera 2-4 javë pasi nuk u kanë ardhur menstruacionet. Në këtë kohë ato mund të kenë bërë një test shtatzënie.

Ndërsa për gratë që kanë një cikël të çrregullt, të përzierat mund të jenë treguesi i parë i shtatzënisë.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.