MENU
klinika

Komenti i saj po bën xhiron e rrjetit

Melinda u bë ‘team’ Sara? ‘Sulmon’ keq Dafinën

10.10.2023 - 12:09

‘Sherri virtual’ mes vajzave, Dafina Zeqiri dhe Sara Hoxhës është më i përfoluri ditët e fundit, e tashmë duket se kanë ndarë në dy anë edhe personazhe të tjerë të cilët në një mënyrë ose tjetër e kanë bërë një koment.

Së fundmi duket se ‘sherrit’ i është bashkuar edhe Melinda, e cila ka reaguar në një postim të bërë në ‘Threads’ nga Dafina ku ajo shkruan: “Gratë që mbështesin dhe duan njëra-tjetrën është një superfuqi”.

Kaq ka mjaftuar që Melinda t’i vërtetojë të kundërtën Dafinës, duke iu kthyer: “Ti vetëm feministe nuk je”, koment të cilin e ka shoqëruar me ikonën e kllounit.

Jo rastësisht, ky koment duket se vjen në ditët ‘më të nxehta’ të përplasjes mes vajzave, e Melinda e tregoi se anën e kujt ‘mban’ në këtë histori.

Sara, në një intervistë dhënë së fundmi sqaroi se nuk ishte aspak në dijeni se pse Dafina ishte mërzitur aq shumë, mirëpo Dafina reagoi ashpër pas kësaj deklarate, duke i thënë që të kujdeset për burrin dhe fëmijën e saj.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Një foto nga studio muzikore

Ledri Vula lajmëron projektin e ri