MENU
klinika

Pjesë e sulmit në Mitrovicë të Veriut

Merret vendimi për ish-policin serb

20.10.2023 - 12:22

I arrestuari për sulmin ndaj zyrave të Komisoneve Komunale në Mitrovicë të Veriut, Dejan Pantiç, fitoi lirinë në këmbim të 30 mijë eurove.

“Ju njoftojmë se gjykata nuk ka pranuar kërkesë për vazhdimin e arrestit shtëpiak nga ana e PSRK-së. Mirëpo, me datën 04.09.2023 nga mbrojtësi i të pandehurit D.P av.Ljubomir Pantovic, gjykata ka pranuar kërkesën për zëvendësimin e masës së arrestit shtëpiak me masën e dorëzanisë, ashtu që me datën 05.09.2023 gjykata nga Prokurori i Shtetit nga PSRK ka pranuar parashtresën-pëlqimin me të cilën ka propozuar që masa e arrestit shtëpiak kundër të pandehurit D.P të zëvendësohet me masën e dorëzanisë sipas nenit 177 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1 dhe 1.2 të KPP-së, pas deponimit të shumës prej 30.000.00 Euro“, njofton Gjykata Themelore e Prishtinës.

Gjykata mori vendimin për lirimin e tij.

“Gjykata Themelore Prishtinë – Departamenti Special, me aktvendimin numër PPPS.nr.63/22, me datë 06.09.2023 ndaj të pandehurit D.P ka aprovuar kërkesën e mbrojtësit, ashtu që ka zëvendësuar masën e arrestit shtëpiak me masën e dorëzanisë, duke caktuar dorëzaninë ndaj të pandehurit D.P, në shumën prej 30.000.00 Euro“, thuhet më tej.

Barrikadat e dhjetorit të vitit të kaluar në veri u vendosën me kërkesën për lirimin e Dejan Pantiçit. Ai mbahej në arrest shtëpiak, nën dyshimet për sulm terrorist.