MENU
klinika

Greqia nis të tërhiqet?

Ministri grek prek përciptazi çështjen “Beleri” në takimin me Ramën

06.10.2023 - 22:42

Ministri i jashtëm grek Giorgos Gerapetritis, ka reaguar për mediat helene pas takimit që pati me kryeministrin shqiptar Edi Rama, gjatë ministerialin e ministrave të Jashtëm, të mbajtur në Tiranë në kuadër të Procesit të Berlinit.

ADVERTISING

PAMFLETI
Aplikacioni i ri. Shkarkoje tani!
I vlefshëm për Android & iOS.

Sipas “Protothema”, në një koment që Gerapetritis ka dhënë për gazetarët grek, është shprehur se me Ramën ka ngritur edhe çështjen e Fredi Belerit, teksa shton se ka një “devijim të vazhdueshëm nga pala shqiptare”.

“Ky refuzim i vazhdueshëm përbën një devijim të dukshëm nga shteti i së drejtës evropiane dhe sigurisht nga prezumimi i pafajësisë”, theksoi në deklaratën e tij Gerapetritis.

Më tej ai tha se me Edi Ramën ka biseduar për çështje që kanë të bëjnë me marrëdhëniet dypalëshe, teksa më herët u takua edhe me homologun shqiptar, Igli Hasani.

“Jam i informuar si për çështjet që kanë të bëjnë me diasporën, si mbi të gjitha kërkesa për të pasur integritet në procesin e regjistrimit që po zhvillohet aktualisht në Shqipëri, ashtu edhe për punën e madhe arsimore, dhe kulturore të kryer”, nënvizoi ministri i Jashtëm në deklaratën e tij.

Ajo që bie në sy është se Greqia ka një lloj tërheqje. Beleri duket se është prekur pak në këtë takim dhe po shtu u vu re se gjatë kohës që ishte në Tiranë, ministri grek nuk e përmendi fare në media këtë çështje.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN