MENU
klinika

"Rritet kapaciteti i shërbimeve"

Ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu dhe Ambasadori i Japonisë Mitsuyuki vizitojnë Spitalin e Traumës

06.10.2023 - 21:50

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, bashkë me Ambasadorin e Japonisë në Shqipëri, Takada Mitsuyuki, kanë zhvilluar sot një vizitë në Spitalin Universitar të Traumës.

Ndalesa më e rëndësishme e këtij takimi ka qenë në urgjenën e këtij spitali i cili është pajisur prej pak kohësh me një skaner të teknologjisë së fundit që do të lehtësojë dhe shpejtojë funksionin shërbimin ndaj qytetarëve.

“Shërbimi i Urgjencës në Spitalin Universitar të Traumës pret rreth 70 mijë raste urgjencash, nga e gjithë Shqipëria, në vit. Falë mbështetjes së qeverisë japoneze, është bërë i mundur edhe ky skaner i teknologjisë së fundit.

Pajisje si kjo na mundësojnë diagnostikimin dhe reagimin në kohë ndaj të gjithë pacientëve që vijnë pranë shërbimit të urgjencës në Spitalin Universitar të Traumës.” – ka thënë ministrja Koçiu.
Skaneri që i është shtuar Spitalit të Traumës zgjeron gamën e ekzaminimeve, kryen rikonstruksione në 3D dhe operon si angioskaner. Investimet në këto pajisje rrisin kapacitetet duke i shërbyer një numri më të madh pacientësh.

“Qeveria dhe ambasada jonë ka mbështetur sektorin e kujdesit shëndetësor në Shqipëri. Këto pajisje të reja do të shpëtojnë më shumë jetë të shqiptarëve si dhe do të ndihmojnë më shumë Spitalin Universitar të Traumës. Ne jemi shumë të angazhuar të vazhdojmë të mbështesim sektorin e kujdesit shëndetësor në Shqipëri.”– ka thënë gjatë këtij takimi Ambasadori i Japonisë në Shqipëri, Takada Mitsuyuki.