MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Mishi shkakton arteriosklerozën?

24.10.2023 - 09:09

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Mishi shkakton arteriosklerozën?

Mjeku:

Yndyrat e ngopura
Mishi dhe veçanërisht mishi i përpunuar, përmban elementë që nxisin zhvillimin e pllakave arteriale. Yndyrat e ngopura rrisin nivelet e përgjithshme të kolesterolit, duke rritur sasinë e lipoproteinës me dendësi të ulët ose të kolesterolit të keq (LDL), në qarkullimin e gjakut. Kolesteroli i keq rrit rrezikun e ateriosklerozës sepse përbën një përbërës të depozitimeve të pllakave arteriale. Prandaj këshillohet të reduktoni sasinë e ushqmimeve që përmbajnë yndyrna të ngopura.

L-karnitina
L-karnitina është një aminoacid që gjendet në mishin e kuq, që gjithashtu kontribuon në formimin e pllakave arteriale. Edhe pse trupi juaj ka nevoë për këtë aminocid, sasitë e mëdha të saj mund të rrisin rrezikun e ateriosklerozës. Megjithatë efektet e dëmshme të L-karnitinës janë studiuar vetëm tek kafshët dhe ende nevojiten studime të mëtejshme tek njerëzit.

Mishi i përpunuar
Për të parandaluar formimin e pllakave arteriale, ju duhet të kufizoni konsumin e mishit të përpunuar sa më shumë që të jetë e mundur. Ato janë të pasura me yndyrna të ngopura, gjë që rrit nivelet e kolesterolit. Gjithashtu përmbajnë natrium, një mineral që rrit presionin e gjakut, i cili nga ana tjetër nxit arteriosklerozën.

Bëni zgjedhje të shëndetshme
Kurdo që keni mundësi, zgjidhni opsionet e mishit të papërpunuar ose të peshkut.Mish i pulës dhe i peshkut përmbajnë dukshëm më pak L-karnitinë sesa mishi i kuq. mNdërsa peshku gjithashtu përmban yndyrna të shëndetshme të pangopura, të cilat luftojnë pllakat arteriale. Për më tepër, për shkak se burimet bimore të proteinave, të tilla si thjerrëzat dhe fasulet, kanë pak yndyrë të ngopur, merrni parasysh t’i konsumoni ato në vend të mishit.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim