MENU
klinika

Berat

Motomjeti përplaset me trotuarin, vdes 65-vjeçari

12.10.2023 - 15:43

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Kutalli në Berat. Mësohet se një 65-vjeçar me motor ka humbur kontrollin dhe është përplasur me trotuarin.

Nga aksidenti, i moshuari ka humbur jetën, ndërkohë që shkaqet e rënies ende nuk dihen. Në vendngjarje ka shkuar policia së bashku me grupin hetimor, për të bërë të mundur zbardhjen e ngjarjes.