MENU
klinika

Fundi i epokës së ‘zarfeve të kuqe’

Netflix mbyll biznesin të dhënies me qira të DVD-ve

01.10.2023 - 12:33

Netflix e dërgoi zarfin e fundit të kuq të premten, duke shënuar fundin e 25 viteve të postimit të DVD-ve për abonentët e këtij shërbimi.

Kompania njoftoi në fillim të këtij viti se do të mbyllë shërbimin e saj DVD me postë, 16 vjet pasi ajo gradualisht e zhvendosi fokusin e saj në transmetimin e përmbajtjes në internet.

Netflix do të vazhdojë të pranojë kthimet e DVD-ve të mbetura të klientëve deri më 27 tetor, përcjell Telegrafi.

I prezantuar në vitin 1998, kur Netflix u lansua për herë të parë, shërbimi DVD premtoi një përvojë më të lehtë me qira sesa të tek Blockbuster-i ose Hollywood Video më i afërt.

Zarfat e kuq, të cilët kanë qenë prej kohësh sinonim i vetë Netflix-it, mbushën shtëpitë dhe dhomat e konvikteve në të gjithë Shtetet e Bashkuara.

Megjithëse ideja për të marrë një DVD me postë tani mund të tingëllojë pothuajse po aq e vjetërsuar sa interneti me telefon, disa klientë të vjetër i thanë CNN se vazhduan të gjenin vlerë në opsionin DVD.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Aktori, së shpejti në ekran

‘Netflix’ do të rikthejë Ezel?

10.000 veta kanë firmosur peticionin

‘Shtoni Kosovën si shtet në Netflix’