MENU
klinika

Mero Baze

Një përpjekje për të kuptuar një mendje të sëmurë

09.10.2023 - 20:41

Jam shumë kurjoz të kuptoj se çfarë mendojnë ata deputetë apo ndjekës të Sali Berishës, që e kanë parë sot në orën 12 në konferencën e zakonshme të shtypit.

Natyrisht kur kanë marrë njoftimin për konferencë dhe ftesën e Berishës që të ishin në tavolinë, kanë menduar se po mban ndonjë qëndrim ndaj konfliktit mes Izraelit dhe Hamasit. E ka pasur shumë qejf ta trajtojë këtë temë gjithmonë që nga koha e Arafatit kur ai e kërcënoi në Presidencë më 1995, për një dallaver me armë që kish bërë qeveria jonë me palestinezët.

Ndonjë tjetër mund të ketë menduar se mund të kishte si temë problemin e Kosovës meqë tani BE do të marrë një qëndrim ndaj Serbisë dhe Kosovës do ti duhet të nënshkruaj asosacionin. Me këtë rast natyrisht që do sulmonte dhe Edi Ramën.

Më pak optimisti ka menduar se mund të jap njoftimin që të bëjnë një protestë madhështore me 16 tetor, me rastin e mbajtjes së Konferencës së Berlinit në Tiranë kur gjithë liderët e BE do të jenë tek piramida e Enver Hoxhës. Motivet janë të shumta për ta bërë këtë, qoftë dhe vendi ku mbahet. Por ndoshta i kujtohet ai incidenti i vjetshëm kur u përpoq të zhurmonte takimin e Bashkimit Evropian në Tiranë përmes një mitingu dhe një i çmendur shkoi e qëlloi duke e gjakosur.

Por jam i sigurt se pak kujt ndoshta askujt nuk i ka shkuar në mendje që të dilte në Konferencën për shtyp për të treguar se “analiza e humbjes së zgjedhjeve të 14 Majit po ecën ngadalë, por ky proces e ka tmerruar Edi Ramën”.

Të mbledhësh gjithë ata njerëz në atë sallë, në një kohë kur gjysma e botës është në luftë dhe gjysma e kombit tonë po ashtu e rrezikuar nga lufta dhe të deklarosh se Edi Rama po tmerrohet nga analiza që po bën parti e Berishës për humbjen e thellë më 14 maj, është ose të tallesh rënd me ata që të vijë pas duke i trajtuar si debil, ose pastaj të jesh katandisur aq keq mendërisht sa të bëhesh gazi i botës.

D.m.th., bota po tmerrohet nga terrori i Hamasit në Izrael, Ballkani po tmerrohet nga terrori i serbëve në Banjskë, Lindja po tmerrohet nga terrori i rusëve në Ukrainë, kurse Edi Rama po tmerrohet nga “analiza e humbjes më 14 Maj” që po bën Berisha.

Tani unë nuk di çka menduar ai Bylykbashi që ishte në krah, Gazmend Bardhi apo Tabaku që nuk kanë hequr dorë nga të menduarit, se nga Ed Paloka e Flamur Noka nuk pres të mendojnë.

Nuk e di si e kanë pritur këtë përfundim “gjenial” që Edi Rama “po tmerrohet nga analiza e humbjes që po bën Berisha”, por di të them që ata ose kanë një hall të madh personal që shkojnë pas një të rrjedhuri në këtë shkallë kaq të rënd, ose mendojnë se ai po tallet me ta, por ata duhet ta durojnë. Në të dy rastet, ata duken më keq se Berisha.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Nga Lutfi Dervishi

Burg, burg, burg….

“Do keni paga të ngjashme ose më të mira sesa në Greqi“

Rama fton emigrantët të kthehen në Shqipëri

“Po të ishte e vërtetë s’do të ishin ‘prerë kokat’ nga radhët e PS”

Drejtësia e kontrolluar nga qeveria? Rama u përgjigjet kritikëve

“Në 2030 të ngremë flamurin e Skënderbeut dhe Ismail Qemalit në Bruksel”

Rama kërkon votën e emigrantëve në Greqi: Ta bëjmë Shqipërinë anëtare me të drejta të plota në BE!