MENU
klinika

“Policët rrezikojnë jetën në veri”

Opozita në Kosovë, akuza qeverisë për kushtet e policëve

20.10.2023 - 12:58

Kushtet e vështira të punës mund të çojnë Njësinë Speciale Intervenuese të largohet nga Policia e Kosovës.

Drejtori i njësive elitë, Mentor Shabani nuk ka komentuar mbi çështjen, megjithatë kjo u kthye në temë në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Deputetët opozitarë që mbajtën seancën për shqyrtimin e rezolutës për mbështetjen financiare për policët, bënë përgjegjës Qeverinë e Kosovës.

“Kur po flasim si deputetë, Njësia Speciale Intervenuese e njohur si FIT po shqyrton mundësinë e largimit nga Policia e Kosovës për shkak të pakënaqësive me Qeverinë në raport me kërkesat që ata i kanë pasur e nuk janë plotësuar. Pjesëtarë të kësaj njësie morën pjesë në zmbrapsjen e paramilitarëve serbë në Banjskë“, tha deputetja e PDK-së Blerta Deliu Kodra.

“Ne sot kërkojmë me një rezolutë që policia e Kosovës të mbështetet për rrezikshmëri, orët jashtë orarit të punës, për mungesën ose zvogëlimin e pagës, për veturat e pajisjet që janë në gjendje të tmerrshme.
Rezoluta nuk u hodh as në votim për shkak të mungesës së deputetëve të pushtetit, kështu iniciuesi kërkoi që të plotësohet kjo rezolutë e të sillet prapë në Kuvend“, u shpreh deputeti i LDK-së Armend Zemaj.

“Ta plotësojmë, të shtojmë diçka sepse kërkesat e policisë janë shumë më shumë e ta obligojmë qeverinë të ndërmarrë hapa. Pjesëtarëve të Policisë së Kosovës që shërbejnë sidomos në veri të Kosovës tash e tetë muaj nuk iu paguhen shtesat e rrezikshmërisë“, u shpreh Rashit Qalaj.

Rezoluta e opozitës që u shqyrtua pa pjesëmarrjen e mazhorancës dhe kabinetit qeveritar kërkon që 15 ditë pas miratimit të saj të ndahen mjetet për të mbuluar në mënyrë retroaktive shtesat e rrezikshmërisë, pagesën e sigurimit shëndetësor, hartimin e projektligjit për pension të parakohshëm dhe këto t’i bëjë me procedura të përshpejtuara.

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!