Avokatët e Sali Berishës kanë kërkuar përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka. Në një deklaratë për mediat avokati i ish-kryeministrit Genc Gjokutaj tha se kanë ngritur padi në SPAK ndaj gjyqtares së çështje Irena Gjoka për shpërdorim detyre. Sipas Berishës gjyqtarja Irena Gjoka ka dhënë një vendim në kundërshtim me Kushtetutën.
‘Kemi bërë kallëzim në SPAK ndaj gjyqtares Irena Gjoka, për veprën penale të ‘shpërdorimit të detyrës’. Gjykimi është ndërprerë për të gjykuar këtë kërkesë.
Po presim për vendimin e shqyrtimit të kërkesës për përjashtim. Ne nuk vijmë këtu për 3 orë e të lexojmë 20 mijë faqe. Berisha na ka autorizuar ne.’- tha Gjokutaj.
Kujtojmë se Irena Gjoka është gjyqtarja e çështjes ndaj Sali Berishës, dhe se ka firmosur masën e sigurisë “detyrim paraqitje” ndaj tij, me urdhër të SPAK.