MENU
klinika

Politikë dhe art!

Rama në pritjen e veçantë për liderët e BE

16.10.2023 - 12:24

Kryeministri shqiptar Edi Rama ka pritur liderët e BE-së në një mënyrë të veçantë në Tiranë, përmes artit.

Aktiviteti parësor pas shtrëngimit të duarëve në tapetin e kuq vendosur përballë Kryeministrisë, ka qenë një kërcim bashkëkohor për të shoqëruar shpalosjen e kryeveprës së piktorit italian të shekullit të 17, Domeniko Çelini.

Sipas Ramës, koreografia është thurur mjeshtërisht nga koreografi Anxhelo Perlocaj për të cilin Rama ndau edhe vlerësimin e tij maksimal.

“Mirëseerdhët të gjithë! Mendova se ishte vendi dhe koha e duhur për të ekspozuar rrëmbimin nga Evropa, një kryevepër e Domeniko Çelinit, një piktor italian i shekullit të 17.

Mes të tjerash ai bëri edhe këtë pikturë, miti i të cilës tregon se Zeusi e transformojë veten në një dem për të marrë Europën nga Roma matan detit.

Dua të falenderoj mjeshtrin e madh Anxhelin Përlocaj, i cili është një shqiptaro-francez një yll i shndritshëm në fushën e baletit bashkëkohor. Ai u largua nga Shqipëria kur ishte në barkun e nënës së vetë dhe aty mësoi të vallëzonte sepse nëna dhe babai u arratisën përmes maleve. Franca e adoptoi. Ai gjendet këtu për t’ju uruar mirëseardhjen shkëlqesisë së tij Emanuel Macron”- tha Rama.

Nga ana tjetër, Perlocaj rrëfeu për krijimin e koreografisë në kohë rekord dhe bisedën me kryeministrin.

“Ju falenderoj të gjithëve që patët durimin të ndiqni diçka të vogël. Në fakt pak ditë më parë Edi më tha që duhet të bëshë diçka të jashtëzakonshme në balet sepse kemi sjellë këtë pikturë të jashtëzakonshme dhe duam që ta prezantojmë. Unë i thashë: Edi je i çmendur, mendon se mund të krijoj gjëra të reja për 24 orë. Më pas solla dy balerinët e mi këtu, dhe dje nga ora 21:00 deri në 00:00 u përpoqëm të punonim. U përpoqëm të bashkonim artin e pikturës me artin e baletit dhe patë atë që patë. Por dua të falenderojë Edin që më dha mundësinë që të ndërmarrë këtë rrezik për t’ju shaqur këtë balet krahas kësaj pikture në kaq pak kohë. Faleminderit Edi”- tha Përlocaj.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Liderët e BE-së dhe rajonit mblidhen te Piramida

Nis Samiti i Procesit të Berlinit