MENU
klinika

"Një ndër mrekullitë e Shqipërisë"

Rama: Shkodra, spektakël i krijuar nga Zoti dhe tragjedi e injorancës në vendimmarrje

28.10.2023 - 12:29

Shkodra është një ndër mrekullitë e Shqipërisë. E rrethuar nga deti, alpet liqeni, kodra e lumenjtë por dhe mikpritja dhe humori i saj është një destinacion turistik që shumë shtete do e kishin lakmi

Një magji e krijuar nga Zoti por që është dëmtuar shumë nga ata që morën vendimet jo të duhura.

Këtë mendim ka dhe kryeministri Edi Rama.

Shkodra është shëmbëlltyra më spektakolare e tragjedisë, e para, e historisë brutale dhe e dyta e tragjedisë së injorancës në vendimmarrje, sepse Shkodra nëse vazhdojmë i shkojmë asaj që Zoti e ka marrë e bërë ditën e diel Shqipërinë dhe e ka bërë për telha, unë mendoj se Shkodrën pasi ka fjetur pak në zheg, është çuar dhe ka bërë Shkodrën. Është spektakël! Spektakël i magjisë së krijimit, por gjithësesi kemi dëmtuar, një pjesë aty ku kemi prekur, sidomos në vitet ’90-2000 edhe pak më tutje, por kemi shumë dhe e mira që shoh unë është që njerëzit kanë filluar ta ndjejnë, ta kuptojnë,” tha Rama në podcastin e tij ku kishte të ftuar Marjana Koçekun sipërmarrësen e re që drejton agroturizmin “Neomalësorja”

Me zgjedhjet e 14 majit, Partia Socialiste ka marrë drejtimin e këtij qyteti dhe kryeministri Rama ka premtuar se do ta transformojë. Pas 32 vitesh, në krye të bashkisë së Shkodrës është një socialist, Benet Beci.