MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Sa të shpeshta janë hemorroidet dhe si diagnostifikohen?

19.10.2023 - 11:48

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Sa të shpeshta janë hemorroidet dhe si diagnostifikohen?

Mjeku: Hemorroidet janë shumë të shpeshta si te burrat, edhe te gratë. Rreth gjysma e popullsisë kanë hemorroide rreth moshës 50 vjeç. Gjithashtu, hemorroidet majasell hemorroidmund të jenë të shpeshta dhe tek gratë shtatzëna, situatë e cila shpjegohet me presionin që fetusi shkakton në bark, gjithashtu dhe ndryshimet hormonale shkaktojnë zgjerim të venave hemorroidale. Gjithsesi, hemorroidet gjatë shtatzënisë janë probleme kalimtare.

Një diagnostikim i saktë mund të bëhet vetëm nga mjeku. Është shumë e rëndësishme që ju të paraqiteni tek mjeku specialist në momentin që keni hemorragji, sepse ajo mund të jetë shenjë e sëmundjeve të tjera të traktit tretës, përfshi dhe kancerin (kolorektal) i zorrës së trashë.

Doktori do të ekzaminojë anusin tuaj nëpërmjet “touché rectale” ekzaminim digjital, e cila realizohet me gisht të lubrifikuar për të prekur anomalitë përreth.

Një tjetër ekzaminim për hemorroidet është ai me anoskop, një tub i ndriçuar që lejon pamjen e anusit nga brenda për të vlerësuar hemorroidet e brendshme.

Për të përjashtuar mundësinë e ndonjë sëmundjeje tjetër të traktit tretës, është shumë e rëndësishme të kryhet vidoekolonoskopia.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN