MENU
klinika

Video

Sërish tensione në Kuvend, Berisha dhe deputetët e tij bllokojnë mbledhjen e Komisionit të Etikës

31.10.2023 - 17:32

Rikthehen tensionet në Kuvend. Pa sherrit dje në seancë dhe debateve te Komision i Ligjeve, grupi i Sali Berishës ka tentuar të bllokojë Komisionin e Etikës. Socialistët kanë kërkuar përjashtimin e 7 deputetëve për shkak të akteve të djeshme, por Berisha, Noka, Vokshi dhe disa deputetë të tjerë kanë shkuar në sallën ku po mbahet mbledhja dhe janë përplasur me Klotilda Bushkën.

Deputeti demokrat Saimir Korreshi i është drejtuar kryetares Bushka, duke i thënë se nuk do t’i lejojnë t’i përjashtojnë pa asnjë lloj argumenti.

Je prapë në shkelje sepse nuk na ke dërguar asnjë material ku argumenton se pse po përjashtohen anëtarët e opozitës. Keni kaq ditë e nderuar kryetare që po bën si t’ju dojë qejfli dhe jeni duke tallur të gjitha me ne. Nuk do të lejojmë të na përjashtoni pa asnjë lloj argumenti, nuk mund të na mohoni fjalën në parlament dhe në komisione Ti vazhdon ta kthen këtë sekretariat të etikës të privatizuar”, tha Korreshi.

Por, më pas situata ka eskaluar deri në përplasje fizike, ku deputeti Flamur Noka është ngritur nga vendi i tij dhe i ka hequr mikrofonin Klotilda Bushkës, ndërsa nuk ka ngurruar ta bëjë këtë gjë edhe me deputetët e tjera socialistë të pranishëm në sallë.

Më pas ndërhyri Garda dhe Bushka shkoi te zyra e saj, por deputetët e PD e ndoqën pas duke u futur në zyrë. Me tone të ashpra dëgjohen Albana Vokshi dhe Flamur Noka, teksa i kërkojnë gardës që t’i lejojë që të marrin pjesë në mbledhje. Ndërkohë gjithë ç’po ndodh, Sali Berisha dhe Albana Vokshi janë futur live në Facebook për të njohur publikun me situatën.

Dje në sallën e Parlamentit pati një përplasje fizike mes deputetëve Bledion Nallbati dhe Vullnet Sinaj. Ndëkrohë sot Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut është shoqëruar me debate mes Klotilda Bushkës dhe Bledion Nallbatit.

Deputetet e Rithemelimit  në Komisionin e Ligjeve akuzuan kryetaren Klotilda Bushka se ka shkelur Rregulloren me përjashtimin e deputetëve. Për këtë arsye, nuk kanë lejuar zhvillimin normal të mbledhjes së Komisionit, duke mos lejuar përfaqësuesit e Qeverisë që të flasin dhe as deputetët e Partisë Socialiste.

Përplasja erdhi pasi deputetët e PD-së kërkonin fjalën e tyre në komision. Bushka u është drejtuar këtyre të fundit që të kërkojnë falje për veprimin e kryer ditën e djeshme në seancë e më pas do të flasin.

Në këtë moment ka ndërhyrë Blejdion Nallbati i cili dje goditi me grusht deputetin socialist por Bushka nuk ia dha dhe mbylli mbledhjen për 5 minuta.

Paralajmërime për kaos në rrugë, mbyllen mbi 200 shkolla

Moti i keq me dëborë “gjunjëzon” Britaninë!

Atmosferë elektrizuese në rrugët e Tiranës

Tifozët e Shqipërisë bëhen gati për ndeshjen me Ukrainën

Vrasja me thikë e 14-vjeçarit në Tiranë

Prindërit e nxënësve njoftojnë protestë

Nga Lutfi Dervishi

Dhuna nis në çerdhe…

14-vjeçari u vra me thikë nga bashkëmoshatari

Demonstruesit mbajnë një minutë heshtje në respekt të Martin Canit