MENU
klinika

Sanksionet e reja

SHBA “fundos” Dodikun, djali dhe vajza e tij futen në listën e zezë

20.10.2023 - 17:12

SHBA ka vendosur sanksione të reja për Presidentin e Republikës Srpska Milorad Dodik. Mësohet se sanksionet u vendosën ndaj “udhëheqësit nacionalist pro-rus të serbëve të Bosnjës”, si dhe ndaj individëve dhe subjekteve të tjera të lidhura me të.

Ndërkohë DASH njofotn se Gorica dhe Igor Dodik, djali dhe vajza e presidentit të Republika Srpska, janë gjithashtu në listën e zezë nga 20 tetori.

Krahas tyre në listë është edhe restoranti “Agape” në pronësi të Goricës dhe Ivana Dodikut, kompania “Agrovoće” e cila është e lidhur me Goricën, si dhe kompania “Fruit Eco” që lidhet me Igor Dodikun, si dhe kompania “Global Liberty” të cilat janë të lidhura me Igorin dhe Goricën.

SHBA vendosi sanksione kundër Dodikut më 5 janar 2022, si dhe më 17 korrik 2017, për shkak të pengimit të Marrëveshjes së Paqes të Dejtonit. Ai gjithashtu është nën sanksionet e Britanisë së Madhe.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Çfarë synon Putin?! “REL” ngre dyshime

A është në rrezik paqja në Bosnje?