Nga të gjitha trend-et në TikTok ky është i vetmi që psikologët dhe sociologët bien dakord që nuk është trendi i zakonshëm i rrjeteve sociale.
Shumë njerëz flasin për këtë trend të 2023-shit. Por përtej pikëpamjeve dhe shifrave duhet të kuptojmë polemikat, kufijtë dhe meritat e një fenomeni, i cili është vetëm në dukje i parëndësishëm.
Megjithatë, ky trend që ta zë syri kudo në TikTok e ka një emër: quhet #GirlDinner. Darka e vajzave është një pjatë me mish të pjekur, turshi, djathë, bukë, fruta, ndoshta një gotë verë të kuqe, për të shoqëruar.
Harroni sallatat, gjoksin e pulës së pjekur në skarë, ushqimin vegjetarian: Vajzat tani thjesht duan të hanë.
Këtë e demonstrojnë numrat e hashtagut, i cili ka mbledhur 1.8 miliardë shikime në TikTok ku vajzat “bërtasin” me zë të lartë: Le të ndalemi pak te gënjeshtra se gratë hanë si zogjtë.
“Darka e vajzave” vendi dhe koha ku filloi gjithçka
Gjithçka filloi në pranverën e këtij viti, në TikTok nga amerikania Olivia Maher për tu bërë më pas trend. Maher është 28 vjeç dhe në videon e saj tregonte, një vakt “fshatar” siç e quan ajo, i përbërë nga bukë, mish i konservuar dhe djathë. “Nuk ka vakt më të mirë se buka dhe djathi: e thjeshtë dhe e kënaqshme në të njëjtën kohë ”, deklaroi Maher për New York Times.
E përmbledhur në pak fjalë, pas videos së saj qëndronte ideja e braktisjes së konceptit të gruas si engjëjt e tryezës, të caktuara automatikisht në profesionet informale të kujdesit për të tjerët, hekurosjes, rregullimit të shtratit dhe gatimit. Darka e Vajzave duket si një spin-off i librit “The Devourers” nga Lara Williams, ku një grup grash çlirohen nga stereotipet sociale duke ripërpunuar marrëdhënien e tyre me ushqimin.
Ose siç vë në dukje historiania e artit në Cleveland, Seema Rao, “Ajo që më pëlqen tek Girl Dinner është se sfidon idenë që je e detyruar të gatuash diçka. Në mentalitetin shoqëror përgatitja e ushqimit, pra të dish të gatuash ose detyrimi që duhet të gatuash për të tjerët është ajo ç’ka vërteton se ti je grua. Me Darkën e Vajzave je grua sepse ushqehesh jo sepse gatuan”.
“Darka e vajzave” dritat dhe hijet mbi fenomenin
Njerëzimi “ka luftuar” për dekada për të rrëzuar mitin e gruas tradicionale, e gruas që ka lindur vetëm për të shërbyer e, në të njëjtën kohë duhet të jetë një grua e pashme dhe joshëse për bashkëshortin apo partnerin e saj. Lëvizjet feministe kanë lulëzuar anekënd botës por shumë pak kanë arritur të sensibilizojnë edhe vetë gratë, jo më burrat. Dhe papritur një video që kthehet trend në TikTok arrin të bëjë atë që në fakt gjithë ky investim ndër vite nuk ka arritur ta bëjë. Kështu mendon Emily Contois, profesoresha e studimeve të medias në Universitetin e Tulsa-s, e cila nënshkroi votën e saj në favor të Darkës së Vajzave për Washington Post: Ju ndjeni një lidhje të vërtetë midis grave, veçanërisht në videot e para.
Një trend dhe një lëvizje e lindur nga femrat
Por edhe ky trend nuk i ka shpëtuar demonizimit publik. Sipas Dr. Sophie Mort, psikologe dhe eksperte e shëndetit mendor të intervistuar nga Cosmopolitan UK për “Darkën e Vajzave”, rreziku është që të përfundojmë në një kurth që mund të çojë në zhvillimin e disa çrregullimeve të të ngrënit.
Shumë të tjerë e tallin, e sulmojnë dhe i anatemojnë vajzat dhe gratë që e mbështesin këtë trend.
Por, kthesa me siguri nuk do vinte me “Darkën e Vajzave”. Demonizimi i kësaj vale të re sjelljesh online dhe offline duket më shumë si rikthim në zakonin e vjetër të dyshimit ndaj gjithçkaje që devijon nga norma.
Megjithatë, të gjithë bien dakord se, deri më tani, “Darka e Vajzave” duket se u ka dhënë grave më shumë arsye për të ndarë përvojat e tyre me botën. Ndonjëherë na pëlqen t’i vendosim vetes ca rregulla, dhe të harrojmë që ka pasur jetë edhe para komercializimit të gruas që gatuan shumë dhe ha pak.