MENU
klinika

“Kufijtë e Kosovës i mbrojmë ne”

Turqia kërcënon Serbinë, eksperti i sigurisë zbulon prapaskenat

20.10.2023 - 12:23

Drizan Shala ishte këtë të premte i ftuar në një emision televiziv ku ka komentuar deklaratat e bërë nga Turqia, në mbrojtje të Kosovës.

Ai tha se garantimi i mbrojtjes së kufijve të Kosovës nga ana e Turqisë ka dy anët e saj, ajo është e mirë sa i takon politikës së brendshme të Kosovës, por në të ardhmen mund të ketë ndikime negativ në politikën e jashtme të saj.

“Gjeopolitika ka ndryshuar formën, diskursin dhe drejtimin. Në Ballkanin perëndimor mund të thuhet se kjo çështje tashmë i është lënë në dorë edhe vetë politikës së Erdogan, që ai mund të influencojë më tutje dhe të luajë rolin e tij dy-polarë sa i takon aspektit ekonomik, strategjik edhe në Serbi edhe në Kosovë. Deklarimi i ministrit të mbrojtjes së kufijtë janë të pacenueshëm e të mbrojtur duhet të kuptohet në dy drejtime. Në kontekstin e brendshëm ajo do jetë fuqi për qeverinë aktuale të Kosovës, drejt avancimit të mbrojtjes së integritetit territorial, përmes zbatimit të ligjit në atë pjesë. Në kontekstin e jashtëm mund të themi se rrëshqitja aktuale gjeopolitike mund të krijojë pengesë në të ardhmen”,-tha Drizan Shala.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN