MENU
klinika

"Kemi bërë punime"

Vdekja e 3-vjeçarit/ Policia dhe prokuroria i kërkuan kamerat e klinikës, mjeku Xhaxho “justifikohet”

07.10.2023 - 10:25

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për rastin e vdekjes së 3-vjeçarit, pas ndërhyrjes dentare në klinikën e mjekut anestezist Roland Xhaxho.

Ndërsa policia dhe prokuroria kanë shkuar pasditen e djeshme për të sekuestruar kamerat e sigurisë në këtë klinikë, mjeku ka deklaruar se nuk ka.

Mësohet se Xhaxho ka deklaruar se nuk ka kamera sigurie prej datës 23 shtator, pasi ka kryer disa punime. Sakaq, mësohet se policia ka sekuestruar DVR (regjistrimet e kamerave).

Kujtojmë se i mituri iu nënshtruar një ndërhyrjeje në dentare në këtë klinikë në datën 28 shtator, dhe pas shfaqjes së komplikacioneve në mbrëmje të kësaj date, ka ndërruar jetë në datën 1 tetor, teksa ndodhej i shtruar në QSUT.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Ky virus ka të bëjë direkt me gjenezën e individit"

Mjeku: Pacientët e rinj që vdesin nga Covid, kanë probleme gjenetike

“Djali s’ka folur asnjë fjalë pas operacionit, doli i përgjumur”

Vdekja e 3-vjeçarit, babai: E futëm për pastrim gurëzash, por i bënë 14 dhëmbë