MENU
klinika

“U vranë me porosi nga shteti…”

“21 Janari”, xhaxhai i Aleks Nikës reagon pas vendimit të Strasburgut

14.11.2023 - 13:25

Në një lidhje të drejtëpërdrejtë për “Breaking nga Fiori Dardha”, xhaxhai i Aleks Nikës, njërit prej një të vrarëve të “21 Janarit”, ka folur në lidhje me vendimin e dhënë nga Gjykata e Strasburgut ditën e sotme.

Ai tha se viktimat e “21 Janarit”, ishin vrasje të cilat u bënë më porosi nga shteti. Sipas xhaxhait të Aleks Nikës, politikanët janë implikuar në ato vrasje dhe se “Kryetarët e opozitës sot, janë pjesëmarrës”.

Ai u shpreh se autorët duhet të shkojnë para drejtësisë, ndërsa vendimi i dhënë sot nga Gjykata është pritur prej kohësh.

Ndër të tjera, ai tha se në lidhje me ngjarjen kanë dalë edhe prova të reja.

Sot gjykata ka dalë në përfundimin se ka dy shkelje në këtë çështje: vrasja dhe më pas moszbardhja e krimit. Po ashtu në vendimin e argumentuar të Strasburgut thuhet se ka pasur shkelje të detyrimit procedural dhe të pjesës thelbësore të nenit 2 të Konventës, shkelje të dy aspekteve të së drejtës së jetës.

Gjykata e të Drejtave të Njeriut sqaron se autoritetet kanë dështuar që të kryejnë një hetim efektiv dhe se gjatë protestës politike sipas saj, u përdor në mënyrë të pajustifikuar forca vdekjeprurëse.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Humbi jetën në protestën e 21 janarit

Gjykata e Strasburgut merr vendim për vrasjen e Aleks Nikës