MENU
klinika

Kanë paralajmëruar kaos

A do të marrë pjesë në grevën e urisë së paralajmëruar nga Berisha? Ja si përgjigjet Sula

01.11.2023 - 22:18

Deputeti i PD-së, Dashnor Sula, gjatë diskutimit në emisionin “Real Story” u pyet nga gazetari Sokol Balla nëse do t’i bashkohet grevës së urisë së paralajmëruar nga Sali Berisha nëse nuk ngrihen komisionet hetimore të kërkuara nga opozita.

Pjesë nga diskutimi:

Balla: Nisur dhe nga qëndrimet e tua që i ke origjinale dhe të painfektuara nga ‘covidi politik’ shqiptar.Berisha sot tha grevë urie. T’i do të marrësh pjesë në grevë urie?

Sula: Po të garantoj. Hapat janë këto. Nëse Rama, Nikolla dhe maxhoranca do të bëjë gafën më të madhe politike, juridike dhe morale që të bllokojë ngritjen e komisioneve hetimore…Unë këtë s’e pranoj personalisht.

Balla: Pra do të merrni pjesë nëse ajo mbahet?

Sula: Nëse nesër maxhoranca hyn në diskutime për komisionet hetimore, mbaroi. Vazhdon normaliteti në seancë. Dihet më pas problemio i Berishës, që të mos kemi alibira.

Balla: Nëse vazhdon këmbëngulja e Nikollës dhe maxhorancës për mosngritjen e komisioneve hetimore që keni kërkuar, do t’i bindeni thirrjes së Berishës për t’u futur në një grevë urie.

Sula: Ti shikon që unë jam aty dhe më shikon si njeri që bën dhunë. Nuk bëj akte ekstreme në kuptimin e dhunës por do të jem pjesë e opozitës dhe do të luftoj. Për këtë i kam kërkuar para dy ditësh Nikollës që të ulin tensionet.