MENU
klinika

Zbardhen detajet e para

Alarm për bombë në një shkollë në Beograd

14.11.2023 - 14:24

Mëngjesin e ditës së sotme, rreth orës 10:25 është dhënë një alarm për bombë në Shkollën e Lartë të Elektronikës në Beograd.

Sipas mediave vendase, lajmi është bërë i ditur nga ministria e Brendshme në Serbi, sipas të cilës, ekipet e tyre janë në terren dhe se shkolla është evakuuar.

Disa media kanë raportuar se alarmi për bombë është dhënë edhe në Shkollën e Mesme Matematikore në Beograd, por Ministria e Punëve të Brendshme nuk ka mundur ta konfirmojë këtë informacion.

Ndërkohë po vijon puna për të zbuluar nëse alarmi i dhënë ka qenë i vërtetë ose jo dhe për të identifikuar përgjegjësit.