Kryetari i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri, i cili ndodhet në burg prej 12 majit, për blerje votash, ka dhënë një intervistë për median greke ERT.
Në intervistë, Beleri shprehet se po mbahet në burg për të mos marrë detyrën e kryetarit të bashkisë.
Ai gjithashtu tha se nuk mund të mbahet kaq gjatë në burg vetëm për shkak të një dëshmitari të akuzuar për mashtrim dhe vjedhje.
“Pasi pranoi se ishte financuar, në çdo vend demokratik akuza do të ishte hedhur poshtë. Nuk mund të mbahem kaq gjatë në paraburgim me dëshminë e një të dënuari për mashtrim dhe vjedhje dhe një bashkëpunëtor policie që Drejtori i Policisë së Himarës ka pranuar se është përdorur në raste të tjera. Pyetjes së avokatëve “çfarë ndodhi pasi u larguat që morët paratë?”. Ai thotë se nuk e mbaj mend. Ai shkoi dhe i dorëzoi paratë pas 8 orësh, një histori e rreme”, thotë ai.
Beleri ka shpërthyer ndaj drejtësisë shqiptare, madje duke vënë në dukje që në këtë moment në Himarë, kryetar i bashkisë mbetet ai që u mund në zgjedhjet e 14 majit.
“Gjyqtarët, njerëzit që supozohet se kanë drejtuar “drejtësinë e re” siç duan ta quajnë, këta janë të vjetrit. Janë njerëz që kanë “bisht” nga e kaluara, kanë afera. Një person që ka humbur zgjedhjet mbetet në administratën e bashkisë dhe për sa kohë qëndron në shtypin shqiptar dhe drejtësinë ka akuza se ai merr vendime, të cilat përbëjnë skandale dhe parregullsi financiare . Ne kemi bërë padi për dokumente të falsifikuara që janë në dosje, të cilat SPAK e mbyll çështjen dhe nuk pranon paditë tona”, shtoi ai.
Fredi Beleri nënvizon se synimi kryesor i qeverisë është të mos e lejoje të jetë kryebashkiak dhe të zbatojë planin e rindërtimit të Himarës.
“Ankthi i zotit Rama ishte të mos humbiste bashkinë e Himarës. Besoj se po mundohet të më përjashtojë nga lufta për Bashkinë, nëse përsëri bëhen zgjedhje. Ata do të vazhdojnë të njëjtën politikë të rrëmbimit të pronave dhe përpjekjes për të vështirësuar jetën dhe për t’u privuar banorëve vendas, grekët, nga burimet financiare, me synimin për të na lënë”.
Sipas Belerit, ka prova të prekshme mbi bazën e të cilave vërtetohet se autoritetet shqiptare po falsifikojnë deklaratat e pasurisë, duke proceduar në të njëjtën kohë me ndryshime të paligjshme në planin zonal të Himarës.