MENU
klinika

"5 herë jo"

Del së shpejti/ Bora zbulon një detaj të ri nga filmi me Donaldin

11.11.2023 - 11:20

Alban Skënderaj ishte i ftuar mbrëmjen e djeshme në “Dancing With The Stars”. Këngëtari i njohur ishte pozicionuar në karrigen e jurisë, pasi këtë mbrëmje konkurrentët do të vallëzojnë nën tingujt e këngëve të tij.

Në nisje të emisionit teksa po zbulonte planet e tij, përpos albumit Bora Zemani i nxorri sheshit edhe një tjetër “sekret”.

Kolona zanore e filmit të saj me Donald Veshajn, “5 herë jo” është e krijuar nga vetë Albani.

Epo ne mezi presim ta dëgjojmë atë dhe këngët e reja që premtoi se do të vijnë së shpejti Albani.