MENU
klinika

Çfarë nënkupton?

Dushi i gjithanshëm, trendi që po shihet kudo në TikTok

23.11.2023 - 10:58

Kur ishte hera e fundit që u zhytët në një vaskë me ujë të ngrohtë dhe grumbuj flluskash sapuni ose shampoje? Mund të mos jetë metoda më praktike për t’u larë çdo ditë, por futja në një vaskë ose të bërit e një dushi të gjatë janë trend në rrjete sociale.

Me miliona shikime në TikTok, ideja e “banjës së gjithanshme” është tërheqëse për këdo. Ndryshe nga një larje e shpejtë ku thjesht futeni dhe dilni brenda pak minutave, një banjë me gjithçka është shumë më tepër se kaq. Dallimi kryesor, është se ju duhet të uleni dhe të qetësoheni ndërsa muskujt relaksohen ngadalë.

Për të bërë këtë dush, njerëzit në TikTok mbledhin të gjitha sendet e nevojshme për një dush të gjatë, si vajrat e flokëve, masazhuesit e kokës dhe pastruesit e trupit.

Dushi i gjithanshëm, trendi që po shihet kudo në TikTok

Gjithçka fillon me vajosjen e flokëve dhe një masazh të kokës, i cili bëhet më herët në mënyrë që të vaji të përthithet mirë. Kjo pasohet nga larja e flokëve, një aplikim i dyfishtë i shampos, një trajtim i thellë me balsam, një ritual eksfolimi që heq disa shtresa të lëkurës dhe një depilim i gjithanshëm. Sapo dilni nga reja e avullit, ju aplikoni kremra, serume dhe më shumë vajra për një lëkurë super të butë.

Dushi i gjithanshëm, trendi që po shihet kudo në TikTok

Nëse keni fatin të keni një vaskë, edhe nëse është një vaskë e vogël në apartamentin, ju mund ta ktheni këtë hapësirë në një oaz duke ndezur qirinj, duke vendosur një peshqir për të mbështetur kokën, si edhe një grumbull librash dhe ushqimesh që i mbani afër në mënyrë që të jeni shumë pranë idesë së një SPA-je.

Një dush i ngrohtë është si “dhuratë” nga Zoti pas një dite të gjatë në punë, pas orëve në palestër dhe gjithë aktiviteteve që bëni çdo ditë!