MENU
klinika

Disa këshilla

Ja pse duhet ta ndryshoni kujdesin për flokët gjatë dimrit

06.11.2023 - 10:03

Përveç ndryshimit të gardërobës që kërkon stina e re, pa dyshim që këto kohë keni parë ndryshime te flokët! Rënie më e madhe, flokë që këputen lehtë apo skaje fundore të ndara…Që ju të mos keni “flokë si kashtë” në dimër, ekspertët  thonë se është koha të ndryshoni rutinën e kujdesit.

Ja disa këshilla të vlefshme:

-Luftoni këputjen e tyre

Përdorni produkte hidratuese në rutinën e kujdesit për flokë në mënyrë që të rigjenerohen folikulat. Një opsion mund të jetë keratina, e cila ka efekt më të zgjatur në kohë sepse shton dozat e proteinës, e ndihmon në eliminimin e këputjes së tyre. Kështu, ju do të keni flokë më të butë dhe me shkëlqim.

-Flokë pa jetë?

Për të rivendosur shkëlqimin në flokë, pas diellit të verës, apo lagështirës së tepërt që sjellin muajt e vjeshtës, është koha që të bëni një tjetër trajtim për muajt e ftohtë të dimrit. Produkte që veprojnë si zbutës apo ushqyes deri te folikulat janë ato që ju duhen për t’i rikthyer shkëlqimin flokëve.

Ekspertët bien dakord që duhet ta ndryshoni kujdesin për

-Nxisni rritjen e shëndetshme

Nëse ndiheni sikur rritja e flokëve ndalon gjatë vjeshtës, zgjidhja mund të jetë në dietën tuaj. Gjatë muajve të ftohtë, ne jemi më pak të ekspozuar ndaj vitaminës D natyrale nga dielli, e cila ndikon ndjeshëm në ciklet e rritjes natyrore të flokëve. Ndoshta, mund të jeni të sigurt që dieta ushqimore është e pasur me produktet e duhura, por drithërat, peshku, salmoni janë ato që ju duhen për të nxitur një rritje natyrale dhe të shëndetshme të tyre.

Ekspertët bien dakord që duhet ta ndryshoni kujdesin për

-Lehtësoni kruajtjen

Lëkura në kokë i përgjigjet ndryshimeve sezonale, ashtu si lëkura në fytyrë dhe trup. Është krejt normale të keni një lëkurë të thatë ose kruarje në këtë periudhë të vitit. Trajtoni flokët ashtu siç do të trajtonit lëkurën e fytyrës. Përdorni një shampo me efekt pastrimi të thellë, që vepron kundër zbokthit dhe çdo papastërtie të grumbulluar në skalpin e kokës.

-Eliminoni skajet e ndara

Për të shmangur skajet fundore të ndara të flokëve, prisni flokët gati çdo muaj, në mënyrë që ndryshimi të mos jetë i dukshëm, ama ju keni investuar në flokë të shëndetshëm për muajt e ftohtë të vitit.