MENU
klinika

Asllani fiton duelin kuqezi me Gjimshitin

Interi mposht Atalantën dhe konsolidon kreun

04.11.2023 - 21:35

 

Interi mposht Atalantën në transfertë dhe konsolidon venin e parë në Seria A me 28 pikë. Ndërsa dueli i kuqezinjve i ka shkuar Kristian Asllanit, i cili hyri si zëvendësues në fund të ndeshjes, ndërsa Berat Gjimshiti mbetet një nga shtyllat e Atalantës në mbrojtje.

iiiintttt

Pjesa e parë  nisi e ekuilibruar, por në minutën e 40-të Interi kalon në avantazh me Çalhanoglu që shënon me penallti. Pjesa e dytë nis sërish më mirë për interistët, ku Lautaro fillimisht shënon, por i anulohet goli për pozicion jashtë loje. Por nuk vonon dhe argjentinasi dyfishon me një perlë.  Në të 61-ën Skamaka shënon dhe hap ndeshjen. Atalanta e shton presion dhe rastet për shënim, por pa mundur që ta mposhtë portierin Somer për herë të dytë.

ATALANTA -INTER 1-2

Skamaka 61’/ Çalhanoglu 40′, Lautaro 57′

 

90+1′ Atalanta me 10 lojtarë, Toloi ndeshkohet me kartonin e dytë të verdhë.

86′ Asllani hyn në fushë në vend të Çalhanoglu. (VIDEO)

83′ Dumfris ka një mundësi për golin e tretë, por finalizimi është i dobët.

81′ Somer bëhet dy herë shpëtimtar me pritjet e tij.

74′ Atalanta krijon, por e pamundur për Lukman që të mposhtë portierin e Interit

61′ Skamaka hap ndeshjen me golin dhe rezultati shkon në 1-2. (VIDEO)

57′ Lautaro Martinez nuk dorëzohet dhe shënon një gol të bukur me një diagonale. (VIDEO)

54′ Interi shënon të dytin me Lautaro Martinez, por goli anulohet për pozicion jashtë loje. (VIDEO)

50′ Dimarko provon me të majtën nga jashtë zonës, por topi del jashtë.

45+7′ Pjesa e parë mbyllet me penalltinë e finalizuar nga Çalhanoglu.

40′ Interi në avantazh, Çalhanoglu shënon me 11-metërsh. (VIDEO)

39′ Penallti për Interin.  (VIDEO)

32′ Pavard dëmtohet dhe i lë vendin Darmian.

25’ Goditje dënimi për Atalantën, por sërish mungon goditja në portë. (VIDEO)

15’ Lojë “shahu”, ku asnjëra nga skuadrat nuk kërkon të gabojë.

Ja formacionet e të dy ekipeve për ndeshjen që nis në orën 18:00:

formac inter