MENU
klinika

I harruan ‘inatet’

Irma dhe Eranda kanë gati një surprizë për shqiptarët

01.11.2023 - 13:11

Ribashkimi i tyre pas 5 vitesh ishte padyshim një lajm sa i papritur por edhe i gëzueshëm për gjithë shqiptarët. Po flasim për motrat e famshme Irma dhe Eranda Libohova të cilat duket se vitet e humbura krahë njëra-tjetrës do i rikuperojnë shumë shpejt.

Eranda ka postuar para 3 orësh një video në Instastory ku shfaqet pranë motrës së saj, Irmës në një skenë ku duket se po bëjnë prova e në sfond dëgjohet muzikë popullore.

Kështu motrat Libohova na kanë paralajmëruar se së shpejti do të performojnë sërish bashkë në skenë, për gjithë shqiptarët.

Kujtojmë se pak ditë më parë artistet konfirmuan ribashkimin e tyre pasi u panë duke darkuar me miq e familjarë. Për 5 vite ato i munguan ekranit dhe skenës shqiptare pasi u përfol se ndërprenë raportin për shkak të një mosmarrëveshjeje. Por tashmë motrat Libohova kanë vendosur të lënë pas çdo gjë për t’ia nisur nga e para më të lumtura se kurrë krahë njëra-tjetrës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Emrat e përfituesve që do t’u lëvrohen paratë nga banka!

842 familjet që përfitojnë kredi të butë për shtëpi

‘Nesër’, mbrëmje humanitare

Inva Mula dhe 50 artistë të tjerë bëhen bashkë