MENU
klinika

"Kuvendi të plotësojë rolin e tij kushtetues"

Kaosi në Parlament, reagon ambasadori gjerman

21.11.2023 - 20:08

Pas ambasadës amerikane dhe britanike, edhe ambasadori i Gjermanisë në Tiranë ka reaguar për situatën në Parlament, duke theksuar se është thelbësore që Kuvendi i Shqipërisë të ushtrojë kontrollin e ekzekutivit.

“Po ndjek me shqetësim zhvillimet e fundit në Kuvendin e Shqipërisë. Qytetarët/et e Shqipërisë presin me të drejtë nga parlamenti i tyre që të jetë një forum, ku anëtarët e të cilit të mund të prezantojnë dhe diskutojnë hapur propozime të ndryshme politike. Ky shkëmbim duhet të zhvillohet në paqe dhe të drejtohet nga rregullat, që i ka përcaktuar vetë parlamenti.

Ndaj u bëj thirrje anëtarëve të shumicës dhe opozitës në Kuvend që të bashkëpunojnë, me qëllim që të garantojnë, që parlamenti të plotësojë rolin e tij thelbësor kushtetues: kontrollin e ekzekutivit dhe ligjvënien në interes të qytetarëve/eve të përfaqësuar përmes deputetëve”, mbyllet reagimi i ambasadorit gjerman.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


‘Corriere’, ‘CNN’ e ‘TRT’ shkruajnë për kaosin e opozitës

Zjarr e dhunë në Kuvend, pasqyrimi në mediat ndërkombëtare

Opozita përmbysi karriget, PS votoi në këmbë

Kaos dhe tymuese/ Ç’ndodhi në 60 minuta brenda sallës së Kuvendit