MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Kistet në gji, a mund të degradojnë në kancer?

07.11.2023 - 14:02

Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: Kistet në gji a mund të degradojnë në kancer?

Mjeku: Kistet janë formim i qeskave të ujit në gji, ende nuk dihet arsyeja e vërtetë nga se formohen. Megjithatë shumë pacientë kanë kiste të tilla. Kistet në vetvete ndahen në dy lloje: në të thjeshta dhe në të përbëra.

Kistet e thjeshta nuk përbëjnë rrezik, ndërsa ato të përbëra i bëhet aspirimi, ekzaminohet lëngu dhe në varësi të tij bëhet trajtimi i mëtejshëm. Ideja se një kist mund të degradojë në kancer, nuk qëndron.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN