MENU
klinika

Tensionet nga deputetët e opozitës

Komisioni i Ekonomisë u mblodh ‘online’, Braçe: Sali Berisha nuk na bllokon dot!

01.11.2023 - 20:58

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka reaguar pas përfundimit të mbledhjes së Komisionit të Ekonomisë, e cila u zhvillua online pas tensioneve të krijuara në sallë nga deputetët e opozitës.

Përmes një videoje në rrjetet sociale, Braçe u shpreh se ish-kryeministri Sali Berisha nuk mund të bllokojë përfitimet për bujqit dhe fermerët pas miratimit të paketës fiskale për këta të fundit.

“Sapo mbaruam mbledhjen e komisionit të Ekonomisë dhe Financave ishte prezantimi i projektbuxhetit edhe paketës fiskale. Jam shumë i kënaqur t’i njoftoj të gjithë blegtorët se propozimi juaj për përjashtimin nga TVSH të mëshqerrave të rracës mbarëse realizohet këtë vit me paketën fiskale. TVSH për të do jetë zero. Një propozim i dytë për të çliruar bletët për pjalmim në sera. Fermerëve që merren me sera, u them larg hormoneve, bleta e bën shumë mirë këtë punë. Këto janë gjëra në paketën fiskale të dedikuara bujqësisë, vijojmë për më shumë se kaq”, u shpreh Braçe.