MENU
klinika

Studimet e kanë një përgjigje

Kur duhet ta vendosni pemën e Krishtlindjes nëse doni të jeni të lumtur

07.11.2023 - 08:03

Disa thonë se duhet të prisni deri më 24 dhjetor, ose në prag të Krishtlindjes, për të vendosur pemën tuaj. Të tjerë thonë se duhet të prisni deri pas datës 6 nëntor.

Por, ekspertët pajtohen në idenë se vendosja e pemës së Krishtlindjes në nëntor është gjë e mirë dhe një studim thotë se vendosja e hershme e dekorit festiv rrit menjëherë lumturinë. Sidomos këtë vit, kur kaosi po mbizotëron në gjithë botën, me luftëra e viktima, e gjithë situata rrotull na fton që të “strehohemi” me nxitim në frymën e festave.

Kur duhet ta vendosni pemën e Krishtlindjes nëse doni të jeni

“Në një botë të mbushur me stres dhe ankth, njerëzve u pëlqen të afrohen më shumë me gjërat që i bëjnë të lumtur dhe dekorimet e Krishtlindjeve i lidhin njerëzit me kujtimet e fëmijërisë,” thotë psikanalisti Steve McKeown.

Ideja e nostalgjisë që çon drejt lumturisë konfirmohet nga Amy Morin, psikoterapiste dhe autore e një prej librave më të shitur në botë: “13 gjërat që njerëzit e fortë mendërisht nuk i bëjnë”.

“Nostalgjia i lidh njerëzit me të kaluarën e tyre dhe i ndihmon ata të kuptojnë se kush janë,” thotë ajo. “Për shumë njerëz, vendosja e hershme e dekorit të Krishtlindjeve është një mënyrë për t’u rilidhur me fëmijërinë dhe shikimi i pemës së Krishtlindjes mund të sjellë kujtime të kohës kur ne ende besonim te Babagjyshi”.

Akti i vendosjes së pemës dhe dekorit të Krishtlindjeve, si dhe admirimi i tyre nxit menjëherë hormonin e lumturisë, dopaminë.