MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Lindja çezariane/ A rrezikojmë nga infeksionet?

25.11.2023 - 08:45

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja:Lindja çezariane/ A rrezikojmë nga infeksionet?

Mjeku: Numri i lindjeve cezariane në mbarë botën është rritur gjatë dekadave të fundit. Rreth 3-15% e grave që i nënshtrohen një operacioni të tillë priren të zhvillojnë një infeksion rreth zonës kirurgjikale. Infeksioni mund të trajtohet kur diagnostikohet në kohë, duke u bërë më pak shqetësues. Një infeksion i plagës pas operacionit cezarian është një infeksion bakterial që zhvillohet pas lindjes cezariane. Është një ngarkesë bakteriale që ndodh në vendin ku është bërë prerja.

Ka dy lloje infeksionesh të prerjes cezariane:

Celulitis, është një infeksion bakterial i shtresave më të thella të lëkurës, që shkaktohet kryesisht nga bakteret Streptococcus dhe Staphylococcus aureus, i cili manifestohet me ënjtje, skuqje dhe dhimbje, megjithëse nuk ka formim qelbi. Ky është infeksioni më i zakonshëm që ndodh pas lindjes cezariane.

Abscesi ose plaga në bark është një infeksion që mund të ndodhë kur bakteret futen në lëkurë përmes prerjes kirurgjikale. Kjo është një gjendje e rrallë që rezulton me dhimbje dhe ënjtje, madje me rrjedhje të plagës. Abscesi bakterial gjithashtu mund të çojë në endometrit (inflamacion). Eshtë e domosdoshme trajtimi i infeksionit sa më shpejt që të jetë e mundur për të parandaluar përhapjen e baktereve nga vendi i kirurgjisë. Gjithashtu, infeksioni do të pengonte cilësinë e jetës së nënës dhe do të rriste periudhën e qëndrimit të saj në spital.

Cilat janë shkaqet e infeksionit pas lindjes cezariane?

Obeziteti gjithashtu rrit rrezikun e komplikimeve të plagëve. Prerjet e përsëritura cezariane gjithashtu mund të jenë një nga shkaqet e komplikimeve postoperative siç është infeksioni. Prandaj, monitorimi para dhe pas operacionit është një domosdoshmëri. Disa shkaqe të tjera që sjellin infeksion të plagës cezariane mund të jenë membranat e këputura, për shkak të gabimeve të kirurgut, apo edhe lindjes urgjente.

Ethet për disa ditë ose temperatura më e lartë se 38 gradë, mund të jenë disa nga simptomat e infeksionit në plagën cezariane. Përveç kësaj, mund të përjetoni dhimbje dhe ndjesi djegie gjatë urinimit, dhe gjak në urinë.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Mbështetja e shëndetit të të porsalindurve

Kolonizimi i zorrëve pas lindjes me operacion