MENU
klinika

“Garda kishte armë”

Luan Baçi: Aksioni vazhdon, Berisha më i fortë se kurrë

02.11.2023 - 17:30

Deputeti i Partisë Demokratike Luan Baçi deklaroi se kërkesat e mazhorancës në Parlament janë legjitime, pasi sipas tij ua siguron rregullorja.

Në një intervistë për “Euronews Albania”, ai deklaroi se seancat anormale në kuvend i bën mazhoranca duke provokuar opozitën me veprime nga më të ndryshmet.

I pyetur lidhur me pretendimet e opozitës se brenda ambienteve të Parlamenti kishte persona me armë, Baçi u shpreh se nuk ka parë asgjë me sytë e tij por deputetët që janë shtyrë nga oficerë të Gardës e kanë konfirmuar se ka pasur armë.

Vetë nuk pashë gjë, që të jem i sinqertë,  por në momentin që po shtyheshin me Salianjin,  kolegët thanë që një nga punonjësit kishte armë nën xhaketë. Ne vemi në parlament me të paktën 3 kërkesa legjitime që nuk  janë në dorë të mazhorancës, por na i jep rregullorja dhe ligj, anormalitetin e bën mazhoranca, ne shkojmë për një seancë normale. Kemi gjetur në Parlament të gjitha dyert e bllokuara përveç njërës, të gjithë punonjësit e gardës rrinë të rreshtuar aty, 20-30. Ka pasur armë dhe kjo është konfirmua nga deputetë që i ka shtyrë oficeri i gardës dhe kanë ndjerë me dorë armën që ka pasur nën xhaketë. Aksioni politik do jetë i vazhdueshëm, i qëndrueshëm me të gjitha mjetet e të bërit opozitë brenda të gjitha rregullave”, tha Baçi.