MENU
klinika

“Kepi i Rodonit”

“Mark Frroku e filloi konfliktin me sharje dhe grushte”

15.11.2023 - 12:18

Tetë persona u arrestuan, një u procedua në gjendje të lirë dhe një tjetër vijon të jetë në kërkim pas sherrit masiv që ndodhi te Kepi i Rodonit në Durrës më 29 Tetor 2023 mes banorëve të fshatit Shetaj dhe përfaqësuesve të Kishës Françeskane për një konflikt pronësie.

Të gjithë personat e arrestuar u liruan më pas nga gjykata, me përjashtim të Besnik Tomës, i cili vijon të jetë në kërkim, të cilin policia e akuzon si të dyshuarin që qëlloi me armë në ajër.

Emisioni Uniko nga Spartak Koka në Klan Plus e ka trajtuar këtë çështje duke intervistuar disa prej personave të përfshirë.

Bajram Kaculi, njëri prej banorëve të fshatit që fillimisht u arrestua, ka treguar se ish-deputeti Mark Frroku, si pronar i kompanisë që bënte rrethimin e tokës për llogari të Kishës Françeskane, filloi konfliktin me sharje e më pas degradoi në dhunë fizike.

“Ai ka qenë i pari që filloi konfliktin me sharje, me grushte, ai ka qenë, ne nuk e njihnim. Të tjerët e mbështesnin nga mbrapa. Ofendimet më të rënda. Nga sharje filluan direkt në grushte e çfarë të gjenin përtokë. Deri në momentin që shkrepi arma. Tek arma u ndamë se na kapi frika. Personi me armë u tërhoq mbrapa se e larguan dhe të vetët se e panë që u tensionua shumë situata. U largua në distancë nga trau 100 metra, zbrazi krejt karikatorin se kanë qëlluar, e ka zbrasur krejt karikatorin lart për të na trembur”, tregon Bajram Kaculi.

Kurse avokati i Kishës Françeskane, që ka përfaqësues në gjyq punëtorët për llogari të kishës, thotë Mark Frroku nuk ka ushtruar dhunë ndaj banorëve.

Gazetari Spartak Koka: Ka ushtruar dhunë Mark Frroku ndaj banorëve?

Sokol Dedndreaj: Jo, jo.

Gazetari Spartak Koka: Ka një pretendim që është qëlluar nga ana e Mark Frrokut me hekura?

Sokol Dedndreaj: Punonjësit e Mark Frrokut dhe Mark Frroku kanë shkuar në vendngjarje për të punuar dhe për të kryer punime. Dhe këto punime ai po i kryente në mënyrë vullnetare, nuk kanë qenë punime të mëdha, me marrëveshje të lidhur midis palëve. Kështu që ai nuk ka shkuar i përgatitur për luftë. Nëse ata kanë kundërvepruar, domethënë janë mbrojtur.

Gazetari Spartak Koka: Në këtë rast mund të justifikohet si vetëmbrojtje?

Sokol Dedndreaj: Po vetëmbrojtje pa diskutim. Janë mbrojtur sepse jemi para një sulmi të qartë dhe një sulmi të fuqishëm, të gjithanshëm të disa personave kundër 4 personave.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Përleshja e dhunshme për pronat tek Kepi i Rodonit

Lirohet nga qelia Mark Frroku! Çfarë deklaroi para hetuesve

Sherri për tokën te Kepi i Rodonit

Gjykata liron 7 të arrestuarit, dhe Mark Frrokun


Regjistrimi i rreth 13.000 m2 tokë pa asnjë dokument ligjor në Lalëz

Lihet në qeli ish-kreu i Kadastrës

Dyshohet se ra nga lartësia e një pallati

Tragjike! Humb jetën 10-vjeçari

Zonat ku pritet të ketë edhe dëborë

Nisin reshjet e shiut në të gjithë vendin