MENU
klinika

Kurorëzuan dashurinë në vitin 2019

Martesa e Ed Sheeran në krizë? Fotot e fundit bëjnë lëmsh rrjetin

22.11.2023 - 12:00

Ed Sheeran dhe Cherry Seaborn bënë daljen e tyre të parë të përbashkët publike në tetë muaj të hënën, teksa hanin darkën në The Araki në Mayfair të Londrës.

Çifti – i cili u martua në vitin 2019 – e ka mbajtur gjithmonë lidhjen e tyre larg vëmendjes së mediave, por Ed, 32 vjeç, ngjalli shqetësime mes fansave kur la të kuptohet për probleme martesore në albumin e tij të fundit.

Autumn Variations, i cili u publikua në shtator, u duk se sugjeroi se marrëdhënia e tyre ishte në ‘fije të perit’, në një moment, me një këngë që la të kuptohej se Cherry, 31 vjeç, “mund të ketë marrë kohë për lidhjen e tyre”.

Gjatë natës së takimit, Ed dhe Cherry dukeshin në humor të mirë, por mbanin distancë, me artistin fitues të Grammy-së që rezervonte përqafimet e tij për kalimtarët në rrugë.

Më vonë ai në Instagram ndau një foto nga darka e tyre, teksa shijonte një gotë verë të kuqe.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN