Muaji nëntor do të vijojë me alternime kthjellimesh e reshjesh. Meteorologia Lajda Porja shpjegon në “Aldo Morning Show” se në oqeanin Paqësor po gjenerohen stuhi tropikale. Kjo sjell ndikime në të gjithë globin shtuar këtu veprimin e fenomeneve El Nino dhe La Nina.
Këtë javë pritet që e premtja të rikthejë reshjet, ndërsa e shtuna do të sjellë depërtimin e një mase ajrore polare. Në zonat malore do të bjerë borë kurse në zonat e ulëta rikthehen reshjet e shiut.
Lajda Porja: Ditët e tjera të mbetura të nëntorit do të mbeten në temperatura tipike të nëntorit. Deri më tani kemi qenë me temperatura shumë më të larta, kemi qenë me 3-4 gradë, në disa zona me 5 gradë. Sot parashikohet që të jetë një ditë me diell, reshjet kanë pushuar mbrëmë gjatë natës. Do jetë një ditë me diell, temperaturat do jenë rreth vlerës 22-23 gradë por nga nesër rinisin reshjet.
Aldo: Ka reshje prapë, fillojnë sot natën më duket?
Lajda Porja: E premtja fillon kryesisht… në veri fillon disi më shpejt, rreth orës 6 të pasdites fillon dhe ndërkohë gradualiht përfshin gjithë territorin gjatë natës dhe më pas kemi gjatë së shtunës një depërtim të një mase ajrore polare.
Aldo: Domethënë të nxjerrim zyrtarisht xhupat.
Lajda Porja: Mund të them që e shtuna do të jetë sidomos duke qenë se do ketë edhe reshje dëbore në zonat malore, reshje shiu në ultësirë dhe ne do ta ndiejmë fiks siç themi uh si kohë bore se në Tiranë do të bjerë shi, lagështira.
Aldo: Këtu s’ka shanse për borë apo nuk i dihet thuaj.
Lajda Porja: Nuk ka reshje dëbore, në zonat malore në 850-900 metra do bjerë dëbora.
Porja shton se këtë vit dimri pritet të jetë shumë më i shkurtër dhe më i butë se zakonisht.
Lajda Porja: Mund të them kemi një dimër të ngrohtë paraprakisht, reshjet e dëborës ose dimri do të jetë i cunguar, nga 3 muaj dimër mund të kemi vetëm 3 apo 4 javë. Kjo javë mbyllet pak e ftohtë e shtuna, të dielën nuk ka reshje dhe nëntori është kështu, dy ditë diell, dy ditë shi.
Për ata që duan të kalojë fundjavën në dëborë, meteorologia thotë se Kolashini do të jetë një nga zonat që shtresa e bardhë do ta mbulojë që këtë të shtunë.