MENU
klinika

Sa para shkojnë për pagat dhe pensionet

Ministri i Financave prezanton buxhetin për vitin 2024

01.11.2023 - 15:02

Qeveria shqiptare pret që ekonomia të zgjerohet 3.8 % vitin e ardhshëm. Ky është parashikimi i buxhetit të dorëzuar në Kuvend për vitin 2024.

Buxheti konsideron rritjen e pagave mesatarisht në 900 euro, si një prej shtyllave më të rëndësishme, duke caktuar për to një faturë me vlerë 105 mln euro. Në pjesën e sistemit të pagesave ofrohen edhe 73 mln euro për pensionistët, për indeksim dhe bonus pensionesh, 48 mln euro për kompensimin e pronarëve dhe 11 mln euro për dëmshpërblimin e ish-të përndjekurve politikë.

Të ardhurat buxhetore në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto për periudhën 2024-2026 parashikohen të rriten në vlerën mesatare prej 27.8% të PBB, nga 27% në vitet 2019-2022.

Në vitin 2024, të ardhurat totale të buxhetit të shtetit parashikohen të arrijnë 6.4 miliardë euro, nga këto, të ardhurat tatimore 6 miliardë.

Krahasuar me vitin që po mbyllet, të ardhurat totale të buxhetit pritet të rriten me 185 mln euro.

Totali i shpenzimeve publike për vitin 2024 programohet në nivelin e 7 miliardë eurove ose 30.2% e Prodhimit të Brendshëm Bruto.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Çfarë parashikohet për skemat e tjera sociale

Projektbuxheti i 2024/ “Do të financohet indeksimi i pensioneve”

Qeveria miraton projekt-buxhetin e vitit 2024

Ministri i Financave: Rritje e pagës mesatare në 900 euro në muaj