MENU
klinika

U thirr në SPAK për grushtin ndaj Vullnet Sinës

Nallbati: S’kam goditur njeri, në Parlament po ndodhin gjëra më të rënda!

06.11.2023 - 11:34

Deputeti i PD-së, Bledjon Nallabati, pas marrjes në pyetje në Prokurorinë e Posaçme për përplasjen fizike në Kuvend me ligjvënësin e PS-së, Vullneti Sina, ka deklaruar se nuk ka goditur askënd.

Ai tha për mediat, se të tilla veprime nuk nderojnë askënd, por theksoi se në Parlament po ndodhin gjëra më të turpshme.

“S’kam goditur njeri, më ka tërhequr, e kam tërhequr. Të tilla veprime nuk nderojnë askënd. Në atë parlament ka gjëra më të turpshme që ndodhin. Qindra miliona euro po shkojnë për PPP-të. Nuk patëm tensionim jashtë Parlamentit.”-u shpreh Nallbati pas daljen në SPAK.

Nallbati është thirrur në SPAK për të dhënë shpjegime për ngjarjen e dhunën ndaj Vullnet Sinës. Kujtojmë se edhe ky i fundit është paraqitur në SPAK dhe është pyetur nga agjentët e BKH për incidentin në Kuvend ku u godit me grusht nga kolegu demokrat Nallbati. Ai ka dhënë sqarime pas kallzimit të bërë nga grupi parlamentar.

Incidenti ndodhi në seancën parlamentare të 30 tetorit 2023. Gjatë skenarit për dhunë e kaos të Rithemelimit për të mos lejuar zhvillimin normal të seancës pa plotësuar kërkesat e tyre Bledion Nallbati iu afrua deputeti socialist Vullnet Sina që po fliste nga karrigia e tij. Në një moment mes tyre pati konflikt fizik që degjeneroi dhe në përplasje fizike deri në përdorimin e grushtit nga ana e Nallbatit drejt Sinës.