MENU
klinika

Zbardhen diskutimet në grupin e PD

Bardhi e Berisha udhëzime për bllokimin e komisioneve, Mziu propozon grevë urie

01.11.2023 - 18:48

Janë zbardhur diskutimet brenda mbledhjes së grupimeve të Bardhit dhe Berishës, ku është folur për aksionin opozitar.

Gazetari Osman Stafa ka siguruar detaje nga diskutimet i djeshëm me dyer të mbyllura, mes demokratëve dhe aleatëve të saj, ku të pranishëm ishin si çdo javë ish-kryeministri Sali Berisha dhe Gazment Bardhi.

Gjatë diskutimeve janë dhënë shumë ide, ku mes tyre Bardhi ka propozuar që opozita të bllokonte çdo komision. Ndërsa Xhelal Mziu ka kërkuar që të mendohet vërtetë ideja e një greve në Kuvendin e Shqipërisë.

Diskutimet

Gazment Bardhi: Faleminderit të gjithëve për aksionin që zhvilluam të hënën në Kuvendin e Shqipërisë. Më besoni që është jetike për opozitarizmin në vend ky reagim, pasi mazhoranca nuk na ka lënë asnjë rruge tjetër dhe kërkon të na poshtërojë. Ne nuk mund ta lejojmë këtë. Ne do të vazhdojmë të jemi shumë të vendosur në kërkesat tona. Jetë parlamentare normale nuk do të këtë, pasi na është mohuar çdo e drejtë për Komisionet Hetimore Parlamentare ai dhe për ndryshimin e anëtarëve ne komisionin e posaçëm te reformën zgjedhore. Përveç se nuk do të këtë jetë parlamentare, ne do të bllokojmë normalitetin e komisioneve parlamentare. Sot (dje) propozoj që ne mbledhjen e Sekretariatit të Etikes të shkojmë të gjithë deputetet, pasi vendimmarrjen e tyre janë abuzive. Do të bllokojmë punimet e këtij sekretariati. Ndërsa nesër (sot) qe në orën 9:30 do të jemi të gjithë në Konferencën e Kryetareve për të bllokuar edhe aty punimet e kësaj mbledhjeje. Të kemi te qarte që kjo është një rrugë pa kthim. S’mund te lejojmë që mazhoranca të na nëpërkëmbë dhe të na poshtërojë. Kjo do të marre fund.

Saimir Korreshi: Në ditën e sotme (dje, mbledhja e Sekretariatit të Etikes) duhet të shkojmë tek Sekretariati i Etikes, të gjithë si deputetë, pasi duhet të ndalojmë gjithë këtë abuzim që po behet nga mazhoranca. Duhet të bllokojmë punimet ne Kuvend. Ndërsa nesër (sot) po ashtu duhet të bllokojmë Konferencën e Kryetareve, se po miratuan ata Projektbuxhetin për vitin 2024, pastaj pse bëjmë beteje ne? Nëse ata e miratojnë do të thotë se ka normalitet ne Kuvend, ndërsa ne s’mund ta lejojmë normalitetin në Kuvendin e Shqipërisë. Nesër (sot) të bllokojmë Konferencën e Kryetarëve. Dhe nuk duhet të mendojmë këtu plane afatgjate, aksionet tona duhen menduar rast pas rasti.

Xhelal Mziu: Unë jam i mendimit se ne duhet te mendojmë seriozisht grevën e urisë në Kuvendin e Shqipërisë, pasi mazhoranca e ka tejkaluar masën në respektimin e parlamentarizmit.

Sali Berisha: Dua te sqaroj këtu se deputeti Bledjon Nallbati nuk e ka goditur deputetin Vullnet Sinaj. Kjo është e vërteta. Nuk mund te këtë seanca normale parlamentare kur ata nuk lejojnë që të kemi një funksionalitet normal. Derisa te plotësohen kërkesat tona, nuk do të këtë jetë parlamentare normale. Nuk mund të pranojmë të poshtërohemi.

Fatmir Mediu: Në duhet të mblidhemi tashmë dhe të organizohemi dhe të krijojmë “Aleancën Opozitare”, ku të gjithë faktorët politikë të jemi të gjithë bashkë dhe të zhvillojmë takime në 12 qarqet e vendit. Duhet ta nisim këtë aksion ne terren.

Sali Berisha: Sa i përket çështjes sime me SPAK, do i përgjigjem çdo pyetje që mund te keni për mua për t’ju dhënë informacion. Por ju them se kjo dosje është e montuar dhe unë me prova e fakte do e ç’montoj, pasi aty ka shumë falsifikime. Dua që kjo çështje te me takoje vetëm mua, është personale dhe nuk dua të përziej asnjë tjetër, as grupin.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN