MENU
klinika

Një 'lodër' për super të pasurit

Një aeroplan i ri i projektuar për ‘miliarderët me super jahte’

13.11.2023 - 13:04

Zbulohet një aeroplan i ri i projektuar për “miliarderët me super jahte”.

Është një aeroplan ultra i lehtë që mund të ngrihet dhe të ulet në kuvertën e një anijeje të madhe dhe synohet të zëvendësojë ski-jet si një “lodër” për super të pasurit.

Klissarov Design qëndron pas konceptit dhe modeleve të zbuluara për aeroplanin 160,000 dollarësh, shkruajnë mediat e huaja.

Ai quhet Acro dhe është duke u projektuar duke pasur parasysh përdorimin detar.

Edhe pse është vetëm në fazën e konceptit, krijuesit e tij mendojnë se ai do të jetë “një goditje” në këtë industri.