MENU
klinika

Përgatiste dhe shiste doza kanabisi,

Operacioni “Tempulli”, arrestohet 25-vjeçari në Fier

04.11.2023 - 11:14

Si rezultat i kontrolleve të pandërprera, në të gjithë territorin e qarkut, të kryera në kuadër të megaoperacionit policor mbarëkombëtar antidrogë, të koduar “Tempulli”, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier, me mbështetjen e informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, kanë konstatuar dhe goditur një tjetër rast në këtë fushë.

Për këtë rast u arrestua në flagrancë shtetasi Fjoralb Hoxhaj, 25 vjeç, banues në Fier, pasi nga kontrolli fizik, iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale, disa doza të lëndës narkotike cannabis sativa që posedoheshin me qëllim shitjen, si dhe një grirëse e kësaj lënde.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Sekuestrohet municion luftarak dhe kanabis

Operacioni “Tempulli”, tre të arrestuar në Dibër